
I lindur në vitin 1863, Henry Ford ishte djali i parë i mbijetuar i William dhe Mary Ford, i cili zotëronte një fermë në Dearborn, Michigan. Në moshën 16 vjeçare, u largua nga shtëpia për në qytetin më të afërt, në Detroit, ku gjeti punë si mekanik. Ai u kthye në Dearborn dhe punoi në fermën e familjes pas tre vjetësh, por vazhdoi të ofronte motorrë avulli dhe të punonte sipas rastit në fabrikat e Detroit. Në vitin 1888, ai u martua me Clara Bryant, e cila ishte rritur në një fermë aty pranë.
Në vitin 1891, kthehet me bashkëshorten e tij në Detroit ku u punësua si inxhinier i kompanisë Edison Illuminating. Duke u ngritur shpejt në detyrë ai u bë kryeinxhinier pas dy vietesh. Në të njejtën kohë, Clara lindi djalin e vetëm të çiftit, Edsel Bryant Ford. Ford kaloi shumë kohë duke u përpjekur të ndërtonte një karrocë me rrota me benzinë apo një automobil.
Në vitin 1896, ai përfundoi atë që e quajti “Quadricycle”, e cila përbëhej nga një kornizë metalike e pajisur me katër rrota biçikletash dhe kishte te instaluar një motorr me dy cilindra me katër kuaj fuqi.
Si lindi kompania Ford Motor dhe Modelit T
I vendosur për të përmirësuar prototipin e tij, Ford shiti Quadricycle në mënyrë që të vazhdonte ndërtimin e automjeteve të tjera. Ai mori mbështetjen e investitorëve të ndryshëm gjatë shtatë viteve të ardhshme, disa prej te cilëve formuan Detroit Automobile Company (më vonë kompania Henry Ford) në 1899. Partnerët e tij, të etur për të vënë një makinë pasagjerësh në treg, u acaruan me nevojën e vazhdueshme të Ford për përmirësim dhe ai e la kompaninë në vitin 1902.

Pas largimit të tij ajo u njoh si kompania automobilistike Cadillac. Vitin e ardhshëm, Ford krijoi kompaninë e re, Ford Motor.
Një muaj më vonë u krijua kompania Ford Motor, ku vetura e parë e Ford-it, modeli dy-cilindrik, modeli A me tetë kuaj-fuqi, u montua në një fabrikë në Mack Avenue të Detroit. Në atë kohë, vetëm disa makina montoheshin në ditë dhe grupe prej dy ose tre puntorësh i ndërtonin ato me dorë nga pjesët që porositeshin nga kompani të tjera. Fordi ishte i përkushtuar për të prodhuar një makinë efikase dhe të besueshme që do të ishte e peëballueshme për të gjithë; Rezultati ishte Modeli T, i cili bëri debutimin e ti në Tetor te vitit 1908.
Inovacionet e prodhimit dhe punës
“Tin Lizzie”, siç njihej Modeli T, ishte një sukses i menjëhershëm dhe Ford shpejt pati më shumë porosi sesa kompania mund të realizonte. Si rezultat, ai vuri në praktikë teknikat e prodhimit masiv që revolucionarizuan industrinë amerikane, duke përfshirë përdorimin e impianteve të mëdha prodhuese, pjesë të standartizuara, të këmbyeshme dhe linja të montimit të lëvizjes.
Prodhimi masiv shkurtoi ndjeshëm kohën e kërkuar për të prodhuar një automobil, gjë që bëri që kostot të qëndrojnë të ulëta.
Në 1914, Ford gjihashtu rriti pagën ditore 8 orarëshe për punëtorët e tij në 5 $ (nga 2.34 dollarë për nëntë orë), duke vendosur një standard të ri për industrinë.

Ford në këto momente ndodhej në veshtirësi përsa i përket burimeve njerëzore. Në vitin 1913 kompania punësoi rreth 52.000 persona dhe mbajti vetëm 14.000 prej tyre. Ata qëndronin shumeëpak dhe kjo krijoi kosto për kompanin teksa në shumë raste, puna në linjën e prodhimit ndërpritej nga mungesa e punonjësve.
Edhe pse prodhimi u rrit, kërkesa për Tin Lizzie mbeti e lartë dhe nga 1918, gjysma e të gjitha makinave në Amerikë ishin Model Ts. Në vitin 1919, Ford e emëroi djalin e tij, Edsel, president te Ford Motor Company, por mbaji kontrollin e plotë të veprimtarisë së kompanisë. Pas një beteje gjyqësore me aksionerët e tij, të udhehequr nga vëllezërit Horace dhe John Dodge, Henry Ford bleu të giithë aksionet e minorancës deri në vitin 1920. Në vitin 1927, Ford e zhvendosi kompaninë në një kompleks masiv industrial që kishte ndërtuar përgjatë brigjeve të lumit Rouge në Dearborn, Michigan. Fabrika përfshinte një fabrikë qelgi, çeliku, linjë montimi dhe të gjitha komponentet e tjerë të nevojshëm të prodhimit të automobilave.
Në të njejtin vit, Ford ndërpreu prodhimin e modelit T dhe prezantoi modelin e ri A, i cili kishte fuqi më të lartë dhe frena më të mira. Deri në atë kohe, kompania kishte prodhuar rreth 15 milion Model Ts dhe Ford Motor Company ishte prodhuesi më i madh i automjeteve në botë. Ford hapi impiante dhe filiale në të gjithë botën.
Karriera e mëvonshme dhe pikëpamjet kontradiktore
Modeli A rezultoi te jetë një zhgënjim relativ. Ai u ndërpre në 1931. Në vitin 1932, Ford prezantoi motorrin e parë V-8, por në vitin 1936 kompania kishte rënë në vendin e tretë në shitjet në industrinë e automobilave.

Pavarësisht politikave të tij progresive në lidhje me pagën minimale, Ford zhvilloi një betejë të gjatë kundër unifikimit të punës, duke refuzuar që të pajtohej me Puntorët e Bashkuar të Automobilave (UAW) edhe pasi konkurrentët e tij e bënë këtë.
Në vitin 1937, personeli i sigurisë së Fordit u përplas me organizatorët e UAW në të ashtuquajturën “Beteja e Mbikalimit”, në fabrikën Rouge, pas së cilës Bordi Kombëtar i Marrëdhenieve të Punës i urdhëroi Fordit të ndalonte ndërhyrjen në organizimin e sindikatave. Ford Motor Company nënshkroi kontratën e parë me UAW në vitin 1941, por jo më parë se të konsideronte mbylljen e kompanisë për ta shmangur atë.
Pikëpamjet politike te Fordit i dhanë atij kritika të gjera përgjatë viteve, duke filluar me fushatën e tij kundër përfshirjes së Washington-it në Luftën e Parë Botërore.
Ai bëri një ofertë të dështuar për një vend të Senatit në SHBA në vitin 1918, duke humbur ngushtë në një fushatë të shënuar nga sulme personale nga kundërshtari i tij.
Ford bleu një gazetë lokale në vitin 1918, Dearborn Independent, ku botoi një numër shkrimesh antisemitike që u mblodhën dhe u botuan si një grup prej katër vëllimesh të quajtur “Hebrei Ndërkombëtar”.

Megjithëse më vonë i hoqi shkrimet dhe e shiti gazetën, ai shprehu admirim për Adolf Hitlerin dhe Gjermaninë. Në vitin 1938 pranoi Kryqin e Madh të “German Eagle”, medaljen më të lartë të regjimit nazist për një të huaj.
Edsel Ford vdiq në vitin 1943 dhe Henry Ford u kthye në presidencën e Ford Motor Company, para se t’ia dorëzonte atë nipit të tij, Henry Ford II, në vitin 1945. Ai vdiq dy vjet më vonë në shtëpinë e tij në Dearborn në moshën 83 vjeçare.
Ford ka patur një ndikim të rëndësishëm në industrinë e automobilave që kur ata filluan të prodhonin makinat 110 vjet më parë. Si një nga prodhuesit më të vjetër të makinave, Ford ka një histori të mbushur me fakte interesante.
Thënie motivuese nga Henry Ford
“Dështimi është mundësia që na jepet për të filluar edhe njëherë në mënyrë më inteligjente.”
“Çdo njeri që ndalon së mësuari është i vjetër, qoftë në të 20-at apo 80-at. Çdo njeri që vazhdon të mësojë qëndron i ri. Gjëja më e mirë në jetë është të mbani mendjen tuaj të freskët.”

“Nëse punohet në skuadër atëherë suksesi kujdeset vetë për veten.”
“Unë nuk shpika asgjë të re. Thjeshtë mblodha zbulimet e të tjerëve, prapa të cilëve ishin shekuj punë. Progresi ndodh kur të gjithë faktorët që e karakterizojnë atë janë gati dhe atëherë çdo gjë është e pashmangshme.”
“Lejoni që endrrat tuaja të jenë më të mëdha se frika dhe veprimet tuaja të jenë më të zhurmshme se fjalët.”
“Cilësi do të thotë të besh gjënë e duhur kur askush nuk është duke të parë.”
“Gabimi më i madh që mund të bësh është ai nga i cili nuk mëson asgjë.”
“Ata që nuk kanë përdorur marketing për të ruajtur para janë të ngjashëm me ata që ndalojnë orën për të ruajtur kohë.”
“Nëse do t’i pyesja konsumatorët e mi se çfarë ata donin, do të më pergjigjeshin, një kalë më të shpejtë.”
“Vizioni pa ekzekutim ishte thjeshtë një haluçinacion.”