Nga Ylli Manjani
Proçedimi abuziv penal është bërë standard.
*****
Habeas Corpus është ajo që dallon ndjekjen penale ligjore nga ajo abuzive.
Me pak fjalë, drejtësia penale është shpikur dhe qëndron ende në këmbë për të ndëshkuar fajtorët që kanë sjellë një pasojë penale. Pra procedimi penal, sipas Konventës, Kushtetutës dhe ligjeve të shkruara, fillon menjëherë sapo ka ardhur një pasojë penale dmth, është vrarë dikush, është vjedhur diçka, apo është kryer një shkelje ligji me pasojë.
Nëse nuk ka një pasojë, që quhet proceduralisht fakti penal, nuk mund të ketë proçedim penal.
Nëse ka nisur një procedim penal pa një pasojë kriminale, apo fakt penal, ai quhet abuzim.
Ky është standardi i 200 viteve të fundit në drejtësinë penale demokratike.
Tani, shihini disa proçedime penale abuzive që janë bërë veçanërisht pas reformës:
1. Kemi proçedime penale për sigurim kushtesh për vrasje, pa të vrarë.
2. Kemi proçedime penale për kontrabandë, pa mallë kontrabandë të kapur.
3. Kemi armëmbajtje pa leje pa e parë kurrë armën për të cilën akuzohesh me sy.
4. Kemi proçedim për korrupsion pa para të kapura.
5. Kemi proçedim për shpërdorim detyre, pa patur detyrë,ose masivisht pa provuar një shkelje të ligjit me pasojë.
6. Kemi proçedim për trafik ndërkombëtar droge, pa asnjë gram drogë të kapur.
7. Kemi proçedim për ndikim të paligjshëm, megjithse vendimet e marra janë në fuqi si të ligjshme.
8. Kemi proçedim për mos deklarim ose deklarim të rremë kur, asnjë qindarkë e fshehur nuk gjendet.
E kështu me radhë mund të gjeni sot në praktikën tonë të drejtësisë penale absurditete pa fund, të cilat nuk duhet të kishin nisur fare. sepse nuk vijnë nga një ngjarje me pasojë penale.
Kjo or tunjat’jeta quhet abuzim me të drejtën penale.
Shto këtu që për shumicën dërrmuese të rasteve hetimore pa pasojë penale, pra pa fakt penal, merren edhe masa arresti apo sekuestro, abuzimi bëhet ekstrem.
Këtë abuzim, e kanë legjitimiar gjykatat tona si n’top t’karadakut. Dhe thonë pastaj pse i urren publiku.
Ja pra, abuzimi me të drejtën dhe, kur bëhet masiv deri në pilën se ske as ku ankohesh, do shpërthejë diku.