Kreu i KLP në Kuvend | Bogdani: ankohet kryetarja Bogdani: Vendimmarrjet e KLP nuk janë thjeshtë një akt administrativ por mesazh për sistemin.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka raportuar veprimtarinë e punës për vitin 2024 të institucionit që drejton në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo evidentoi dhe vakancat në institucion duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem.

“Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46-të vlerësimeve etike dhe profesionale. Për 25 kandidatë për vetingun në hyrje, kemi verifikuar 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin dhe kemi kryer verifikimet për 9 kandidatë për poste drejtuese”, ka bërë me dije Bogdani.

Sipas saj, për vitin 2024 numri i prokurorëve është 218, nga 341 që parashikohet në sistem.

“Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në harkun kohor e 2 viteve e gjysmë pasi të emërohen prokurorë vitin që vjen dhe dy vite që vijnë”.

Viti 2024, vijon ajo, ka treguar se çdo vendimmarrje e KLP nuk është thjeshtë një akt administrativ por një mesazh për sistemin.

“Raporti nuk është vetëm përmbledhje, por një pasqyrë e përgjegjësive dhe kompetencave”, ka shtuar Bogdani.

Shpërndaje