Sulmet ndaj gjyqësorit | Braho: KLP dhe KLGJ duhen rikonceptuar, pavarësia e tyre vetëm në letër!

Juristi i njohur Ledio Braho ka reaguar në lidhje me mosveprimin e dy organeve qëndrore të drejtësisë, apo siç njihen ndryshe qeverisja e gjyqësorit, KLP dhe KLGJ, ndaj sulmeve të vazhduara të Kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqatrëve dhe prokurorëve nominal. Sipas tij, “gjumi letragjik” i këtyre institucioneve nuk është prishur as nga reagimi shoqatave të gjyqtarëve që ngrenë alarmin e cënimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe besimit të publikut në organet e drejtësisë.

Z.Braho propozon rikonceptimin e KLP dhe KLGJ për të mundësuar pavarësinë e gjyqësorit edhe de facto e jo vetëm në letër. Kjo nisur nga fakti se KLGJ nuk përfshiu në rendin e ditës një reagim zyrtar për mbledhjen e mbajtur më datë 26.08.2025.

Reagimi i plotë:

Nderkohe qe sulmet nominale ndaj gjyqtareve te Gjykates Administrative vijojne me periodicitet te shpeshte nga Kryemnistri, vijon heshtja nga KLGj qe eshte pikerisht organi kushtetues qe duhet te siguroje pavaresine e pushtetit gjyqesor.

Gjumi letargjik i KLGj nuk eshte prishur as nga reagimet e shoqatave te gjyqtareve qe ngrene alarmin qe nepermjet ketyre sulmeve po behen hapa pas per pavaresine e pushtetit gjyqesor, forcimin e shtetit te se drejtes dhe minimin e besimit te publikut te drejtesia.

Mosperfshirja ne rendin e dites te mbledhjes se KLGj te dates 26.08.2025 te nje “Qendrimi publik” ne mbrojtje te gjyqtareve te Gjykates Administrative, ne kuptim te nenit 87 te ligjit qe rregullon edhe funksionimin e KLGj, tregon qartazi qe as te pakten 3 anetare te ketij organi nuk e ndjejne te nevojshme sigurimin e pavaresise se pushtetit gjyqesor.

Nje qasje e tille u pa qartazi edhe nga KLP kur me kerkese te nje prokuroreje te anatemuar ne te njejten menyre u kerkua nje “Qendrim publik”, ndaj eshte e domosdoshme qe struktura te tilla me perberje hibride te rikoncpetohen ne menyre qe pavaresine e pushtetit gjyqesor te mos ta sigurojne vetem ne leter, por dhe de facto…

Shpërndaje