PD kërkon hetim për mikun e Ramës: Stefano Boeri nën hetim në Itali, i paprekshëm në Shqipëri

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat tha se arkitekti italian dhe miku i Ramës, Stefano Boeri, është nën hetim nga autoritetet italiane për afera korruptive.

Vangjeli deklaroi se ndryshe nga Italia, në vendin tonë, Boeri po ndërton projekti që nuk kanë lidhje me nevojat e komunitetit, pro me interesat e Ramës.

Vangjeli kërkoi në emër të PD hetim të menjëhershëm të të gjitha këtyre projekteve në Shqipëri dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve përpara drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Arkitekti italian Stefano Boeri, miku personal i Kryeministrit Edi Rama, me biznes të zyrtarizuar në zemër të Bllokut në Tiranë, aktualisht është nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me ‘zgjerim të pakontrolluar ndërtimi’.

Në Shqipëri, vizioni urban i tij nuk lidhet aspak me nevojat e komunitetit, por me një model zhvillimi të diktuar nga interesat klienteliste të Ramës, duke anashkaluar konsultimin publik dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj identitetit historik të qytetit.

Ndërkohë që Tirana vuan nga mungesa e hapësirave publike, gjelbërimit, transporti publik si dhe shërbime të tjera bazë për qytetarët, Boeri hartoi projekte të cilat shërbejnë  vetëm për zbukurimin e fasadës së një pushteti të korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me banorët e thjeshtë.

E konkretisht projektet që mbajnë emrin e tij janë:

‘Pylli Orbital 030’ , etj …

Të gjitha këto projekte ndajnë të njëjtën filozofi: përfitimi i pushtetit dhe oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë mbetet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.

Diferenca qëndron në faktin se ndërsa në Itali drejtësia funksionon dhe nga hetimet nuk përjashtohet askush i dyshuar si shkelës i ligjit, në Shqipëri miqtë e KM përjashtohen nga hetimet  pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme nga opozita dhe Partia Demokratike për ndërtime pa kriter, pastrim parash dhe abuzime me planifikimin urban.

Sot, ndërkohë që Stefano Boeri përballet me drejtësinë italiane, qyteti i Tiranës përballet me pasojat e një modeli urban të ndërtuar mbi korrupsion, mungesë transparence dhe marrëveshje klienteliste.

Partia Demokratike insiston në kërkesën e saj për hetim të menjëhershëm të të gjitha këtyre projekteve në Shqipëri dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve përpara drejtësisë.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi betonin e pabarazisë, propagandës dhe shpërdorimit të pushtetit.

Shpërndaje