Nga Prel Milani
(Përveç në shtëpi e plazhi shumica mashkullore s’,kambë me zbulue)
“Ma pak pëlhurë, ma shumë fitim!” E kështu, moda e pantallonave të shkurta marshon mbi botë si nji ushtri pambuku, tue ba flamur kambët e njerëzve, bashkë me mendjen e shkurtueme.
Dikur burrat e matin veten me shpata, me fjalë e me nder. Sot matin gjatësinë e shkurtimeve të modës. Rrugët tona janë ba paradë kambësh t’eksponueme, ku burrat tregojnë kularë bualli të shtrembta, variçe që duken si hartë lumi, leshra si pyjet e Amazonës e muskuj të formuem jo prej stërvitjes, por prej rendjes mbas autobusit.
Pantalloni i shkurtër ka pushtuar plqet të gjorë, shabulliqetë peshave super të rënda krrulana këmbë kallama.Disa duken si lopë që ecin me këmbë të shtrembta, e disa të tjerë si çekiç pa dorezë, sa bahen komike nga vetë pamja ekstremis ekstravagante.
Sepse, përveç freskisë, pantallonat e shkurtra nuk të japin asnjë shëndet. Nuk të mbrojnë nga pluhuri, as nga insektet, as nga dielli – vetëm të zbulojnë, që të shohë bota se sa pak mend ke, e Çfarë hugubeti je.
Drama bahet komedi kur pantallonat e shkurta futen aty ku burrat dikur shkonin me rrobë të plotë e me zemër të ngritun: në dasma, në kishë, në gjyqe në kishe para altari, madje edhe në dasma me gjunj që shkëlqejnë prej kremit kundra diellit e sandale që kërcasin mbi pllaka si me kenë në banjë.
Kapitalizmi s’ka faj që i josh; natyra e tij asht me shitë. Fajin e ka ai burri që harron se veshja s’asht veç rehat, por edhe gjuha e respektit. Sepse pantallonat e shkurta janë komode veç sa jastëku n’qafë të qingjit para therjes – të japin ndjesinë e lirimit, por të zhveshin prej çdo mbrojtjeje, dinjiteti e hijeshie.
E siç tha njiherë Mark Gila aventurier i thukët i humorit, nji kangëtari të vetëshpallun:
— “Ba me ditë sa keq këndon, kurrë s’kape mikrofon me dorë!”
Po ta dinte shumica e burrave sa shëmtueshëm u duken kambët – me lesh, variçe e shtrembërime – kurrë s’kishin me veshë pantallona të shkurta, as n’plazh, jo ma në dasëm a kishë.
Se në fund, burrat me pantallona të shkurta janë si vetë pantallonat e tyne: gjysmakë — as të gjatë në burrni, as të shkurtë në mendjemadhësi. E gjysmakët, qoftë n’rroba, qoftë n’jetë, gjithmonë mbesin në mes të rrugës.