Nga Red Varaku
Putini nuk flet kot. Sidomos jo përballë Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në konferencën për shtyp në Alaskë, pas takimit me Donald Trump, ai e mbylli me një fjali të shkurtër-
“Next time in Moscow. ( Herën tjetër takohemi në Moskë)
Duket batutë, por nuk është. Është mesazh. Është sfidë. Është lojë force.
Alaska ishte terren i pranueshëm për të nisur një dialog. Tokë amerikane, që dikur kishte qenë ruse. Një “tokë e mesme”.
Por, Putini nuk humbi kohë. E zhvendosi qendrën e lojës menjëherë, “Herën tjetër takohemi në Moskë.”
Kjo nuk është thjesht ftesë. Kjo është një deklaratë barazie. Një mesazh se ritmin e takimeve nuk e vendos më vetëm Amerika, por tashmë dhe Rusia.
Europa? Vetëm spektatore. E dëgjoi fjalinë dhe e kuptoi. Tashmë loja e madhe nuk bëhet më në Bruksel, Berlin apo Paris. Tani bëhet mes Washingtonit dhe Moskës.
“Next time in Moscow” nuk është batutë.
Është provokim. Është mesazh fuqie. Është ftesë e maskuar, por edhe sfidë e hapur. Ndaj Presidenti Trump u vu në vështirësi.
Putini e di një gjë që shumë të tjerë e harrojnë. Ndonjëherë një fjali peshon më shumë se një ushtri.