Miq dhe armiq në biznes! Historia mes Steve Jobs dhe Bill Gates

Në vitin 1997, Steve Jobs bëri një marrëveshje me armikun. Ai mori 150 milionë dollarë nga Microsoft, e njëjta kompani që kishte shkatërruar të ardhmen e Apple.

Ajo që ndodhi më pas u kthye në një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e teknologjisë…

Viti 1997

Apple ishte në buzë të kolapsit. Kompania kishte humbur miliarda. Produktet po dështonin.

Steve Jobs sapo ishte rikthyer pas 12 vitesh në “internim”.

Të gjithë mendonin se Apple kishte mbaruar.
Përveç Jobs. Ai kishte një lëvizje të fundit për të bërë…
Dhe ajo lëvizje tronditi botën.

Jobs iu drejtua rivalit më të ashpër, Microsoft. E njëjta kompani që kishte kopjuar Mac-un. E njëjta kompani që dominonte kompjuterët personal. E njëjta kompani që shumë fansa të Apple e urrenin.

Por Jobs e dinte, pa Microsoft, Apple nuk do të mbijetonte.

Kështu, në Macworld 1997, Jobs doli në skenë. Pas tij, një ekran gjigant u ndriçua.
Bill Gates u shfaq përmes satelitit, duke buzëqeshur. Microsoft do të investonte 150 milionë dollarë në Apple. Dhe do të vazhdonte të mbante Office në Mac.

Audienca fishkëllente. Për ta, kjo ishte tradhti. Për Jobs, ishte mbijetesë.

Por për të kuptuar pse kjo marrëveshje kishte rëndësi, duhet të kthehemi pas…

Le të kthehemi në vitin e largët 1983.

Steve Jobs e ftoi Bill Gates në kampusin e Apple. Ai donte që t’i tregonte projektin sekret të Apple, Macintosh.

Një kompjuter krejt i ri. Me ndërfaqe grafike. Me ikona, dritare dhe një maus për të kontrolluar gjithçka.

Ishte revolucionar. Sepse deri atëherë, kompjuterët ishin vetëm ekrane të zeza me tekst që pulsonte.

Microsoft nuk kishte plane për të ndërtuar kompjuterë të tillë. Ata bënin vetëm programe.

Pse ta ftonte Gates atëherë?

Sepse Microsoft po ndërtonte një program të ri për Mac-un, Excel. Një mjet për tabela që do të bëhej shtylla kurrizore e llogaritjeve në biznes.

Për Jobs, kjo do të thoshte partneritet. Nëse Microsoft po ndërtonte për Mac-un, atëherë Apple kishte një aleat. Por Gates kishte plane të tjera. Kur pa për herë të parë Mac-un, Gates e kuptoi se kjo do ta transformonte botën e kompjuterëve prandaj mendoi se do ta kopjonte.

Dy vjet më vonë, në 1985, Bill dhe Microsoft lançuan Windows. Dhe dukej shumë i njohur.

Ikona. Dritare. Kontroll me maus. Një kopje e ndërfaqes së Mac-ut.

Jobs u tërbua. Ai e ndjeu si tradhti. E quajti vjedhje.

Apple e paditi Microsoft-in.
Beteja ligjore zgjati për vite.
Por gjykatat dolën në anën e Gates.

Për Jobs ishte tradhti. Për Gates ishte biznes. Ajo plagë nuk u shërua kurrë.

Megjithatë, Apple ishte në prag të falimentimit. Dhe Steve Jobs u detyrua të ngrinte telefonin dhe të thërriste “mik-armikun” e tij Bill Gates për ndihmë.
Tani, duke shpallur se Microsoft do të investonte 150 milionë dollarë në Apple dhe do të mbante Microsoft Office në Mac.

Për Steve Jobs kjo ishte mbijetesë.

Kjo marrëveshje i dha Apple tre gjëra jetike:
• Paratë – 150 milionë dollarë për të mbajtur dritat ndezur.
• Softuerin – Microsoft Office në Mac, që klientët të mos largoheshin.
• Kohën – monedhën më të vlefshme në biznes.

Me kohë, Jobs mund të rindërtonte. Të priste dështimet. Të rifokusohej tek vizioni dhe të projektonte të ardhmen.

Pikërisht këtë bëri.

Viti 1998: iMac (një kompjuter i gjithanshëm, i gjallë me ngjyra, që i bëri kompjuterët argëtues sërish)
2001: iPod (një pajisje muzikore portative që solli “1,000 këngë në xhepin tënd”)
2007: iPhone (një pajisje revolucionare që kombinonte telefonin, muzikën dhe internetin në një)
2010: iPad (një tablet elegant që krijoi një kategori krejt të re produktesh)
Produkt pas produkti, Apple e rindërtoi veten.
Nga një markë që po vdiste, në një ikonë kulturore.

Por ky rikthim kishte një kosto

Ndërsa Apple rindërtohej ngadalë, Windows i Microsoft dominonte botën e PC-ve. Për dy dekada, Windows mbajti mbi 90% të tregut. Apple ishte një i mbijetuar por jo sundimtari.

Megjithatë, Jobs nuk luftonte për të fituar të tashmen. Ai po luante një lojë afatgjatë. Atij nuk i interesonte të mposhte Windows në PC. Ajo luftë ishte e humbur tashmë.

Në vend të kësaj, ai ndërtoi diçka më të madhe: të ardhmen e teknologjisë personale.
• iPod e bëri njerëzit të ndiheshin rehat duke mbajtur Apple në xhepin e tyre.
• iPhone e ktheu Apple në qendër të jetës së tyre digjitale.
• App Store i ktheu zhvilluesit në aleatë.
• iPad hapi një mënyrë të re pune dhe argëtimi.

Hap pas hapi, Apple krijoi një ekosistem. Jo vetëm produkte por përvoja. Jo vetëm pajisje por një mënyrë jetese.

Dhe pastaj, gjithçka ndryshoi.

Bota që Gates kishte fituar me Windows papritur kishte më pak rëndësi.
Sepse e ardhmja nuk ishte desktopi. E ardhmja ishte mobile. Dhe Apple e zotëronte atë.

Sot, Apple vlen mbi 3 trilionë dollarë. Më shumë se Microsoft. Më shumë se Google. Më shumë se çdo kompani tjetër në histori.

Ironikisht, paratë që shpëtuan Apple në 1997 erdhën nga rivali më i madh i saj.

Armiku i dha Jobs kohën që i duhej! Dhe Jobs e përdori atë për të ndërtuar kompaninë që i la të gjithë pas.

Çfarë mund të mësojmë nga Steve Jobs dhe Apple?

• Gëlltite krenarinë nëse kjo të mban gjallë.
• Luaj lojën afatgjatë. Jobs e dinte që Apple nuk mund ta fitonte luftën e PC-ve prandaj ndryshoi fushëbetejën tek muzika, telefonët dhe më tej. Ai nuk ndiqte të tashmen. Ai po ndërtonte të ardhmen.
• Kontrollo përvojën. Çdo produkt Apple ishte projektuar nga fillimi në fund. Harduer, softuer, dizajn, marketing. Ky obsesion me përdoruesin e bëri Apple të ndryshme nga të gjithë.
• Rindërtimi është i mundur. Apple kaloi nga prag falimentimi në 3 trilionë dollarë. Asnjë markë nuk është “tepër e vdekur për t’u rikthyer.” Por rikthimi kërkon vizion të guximshëm dhe ekzekutim të palëkundur.

Armiku yt sot mund të të shpëtojë nesër. Ndonjëherë, dora që të ushqen është e njëjta që po luftoje.

Morali:

Mos u fiksuo duke mundur rivalët në lojën e tyre. Ndërto një lojë të re. Dhe kur bota të ndryshojë, ti do të jesh ai që udhëheq.

Shpërndaje