Kodi Penal | Tafani: Rama ka kopjuar nenin e Erdogan për të burgosur kritikët e tij!

Nga Endri Tafani

Në ndryshimet e propozuara në Kodin Penal në Shqipëri kërkohet të futet një nen identik me nenin 299 të Kodit Penal Turk, që kriminalizon fyerjen e presidentit me dënime deri në katër vjet burg. Në Shqipëri janë treguar shpirt gjerë dhe dënohesh deri në 3 vjet burg, ama dënohesh edhe për Kryeministrin, Parlamentin Gjykatën Kushtetuese.. Shkurt gjithë “parinë” politike.

Për të kuptuar në çfarë diktature të fjalës po futet Shqipëria mjafton të kujtojmë që midis viteve 2014 dhe 2019, autoritetet turke kanë hetuar 128,872 persona për fyerje ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, me 27,717 çështje penale të hapura dhe 9,556 të dënuar me burg. Vetëm në vitin 2019, 36,066 individë u hetuan, dhe 3,831 u dënuan me burg.

Gjithashtu, 903 të mitur të moshës 12 deri 17 vjeç u gjykuan për këtë vepër gjatë kësaj periudhe, me 30 të dënuar me burg, disa prej të cilëve me dënime të pezulluara ose në apel.

Qershia mbi tortë është që me këtë Gjykatë Kushtetuese totalisht të paaftë dhe partiake që kemi as nuk e rrëzon dot si ligj.

P. S. Paragrafi i fundit mund të të fusë në burg për 3 vjet nëse këto ndryshime në Kodin Penal miratohen.

Shpërndaje