Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari dhe drejtuesit të portalit Timoni.al, Almer Toska, i cili deklaron se është kërcënuar.
U raportua se Morina është thirrur për të dhënë sqarime për këtë çështje. Toska denoncoi sot se është kërcënuar nga Morina përmes disa mesazheve fyese në Whatsapp.
Mesazhet vijnë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për Morinën dhe lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi.
Morina është thirrur për të dhënë sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt kërcënimit të Toskës. Ai është mbajtur për gati 2 orë në Policinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime, përmbajtja e të cilave, ende nuk dihet.