Pas disa orësh seancë, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka pranuar pjesërisht kërkesën e “Focus Meida Group”, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit News24 dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve.
Më konkretisht, togat e zeza kanë vendosur që gazetarët e Panorama Group, që përfshin gazetën dhe televizionin Panorama, të rikthehen menjëherë në godinë për të ushtruar veprimtarinë e tyre.
Ky vendim është marrë për shkak se, ndryshe nga televizioni News24, godina kui ndodhej Panorama Group, kishte një kontratë qiraje më afatgjate me Qeverinë, e cila ende nuk kishte përfunduar. Ndalimi i tyre për t’u futur në redaksi është konsideruar si e paligjshme.
Në vendim, thuhet se ambientet e Panoramës do të shfrytëzohen nga “Focus Media Group” dhe urdhërohet që kompania ‘Kayo’ të lirojë hapësirat.
Po ashtu Gjykata ka urdhëruar që brenda 48 orëve të kthehen të gjitha sendet, që një ditë më parë u morën me kamionë ushtrie në mënyrë të paligjshme nga kompania “KAYO”, e drejtuar nga Ardi Veliu. Gjithashtu është urdhëruar edhe inventarizimi i materialeve.
Por ndërkohë, shoqëria “KAYO”, në një reagim të mëparshëm, bëri me dij se materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit ishin dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës dhe u kërkohej punonjësve të News24 që të shkonin t’i merrnin aty.
Gjithashtu në vendim in e gjyqtares Alma Kodraliu, urdhërohet edhe largimi i bazës ushtarake, e cila kanë qenë një nga kërkesat bazë të gazetarëve në seancën gjyqësore të kësaj të marte.