Denoncohet në Facebook përdorimi i ChatGPT!!!

Nga Besart Logu

Ka dy ditë që qarkullon një postim i Albana Vokshit ku gabimisht kishte hedhur pjesë nga një material i gjeneruar nga ChatGPT. Fillimisht nuk dihet nëse është e vërtetë pasi në profilin e saj, tek postimi që pretendohet, nuk del historiku i ndryshimeve të shkrimit. Pra, është postim i pa edituar.

Gjithsesi po e marrim apriori sikur të jetë e vërtetë kjo histori; Një zyrtare e PD paska përdorur ChatGPT. Edhe?! Ku është skandali, problemi apo herezia politike, intelektuale e njerëzore këtu?!!!

Çfarë është ChatGPT?

Le ta pyesim vetë platformën dhe të kuptojmë se për çfarë shërben:

ChatGPT është një model inteligjence artificiale i krijuar nga OpenAI, që përdor teknologjinë më të avancuar të përpunimit të gjuhës natyrore për të kuptuar dhe gjeneruar tekst në mënyrë sa më njerëzore.

Me fjalë të thjeshta: është një asistent virtual që mund të bisedojë me ty, të përgjigjet në pyetje, të shpjegojë koncepte, të ndihmojë me përkthime, shkrime, ide, plane, madje edhe me kodim kompjuterik.

Disa tipare kryesore:
• Trajnohet me shumë tekst (libra, artikuj, faqe interneti, etj.) për të kuptuar dhe riprodhuar gjuhën.
• Mund të përshtatet sipas pyetjeve dhe stilit të komunikimit të përdoruesit.
• Ka versione të ndryshme (GPT-3.5, GPT-4, GPT-5), ku çdo version është më i zgjuar dhe më i aftë se tjetri.
• Nuk ka vetëdije – thjesht llogarit dhe krijon përgjigje bazuar në të dhëna e modele të mësuara më parë.
Në praktikë, ChatGPT përdoret për:
• shkrim (artikuj, ese, përmbledhje, përkthime),
• programim,
• ide kreative,
• këshilla praktike (si receta, plane, strategji),
• mësim dhe trajnime.

Pra, është një asistent virtual i cili të përgjigjet për nevojat operative që ke. Çfarë problemi ka këtu?! Pse nuk e ka shkruar vetë?! Po thelbi i asaj që ka gjeneruar ChatGPT nga vetë frymori është hedhur!!!

Është fatkeqësi për një shoqëri që merret me opozitën kur Edi Rama ka kaluar çdo limit, edhe imagjinate, në abuzimin me pushtetin. Të denoncosh se në Spitalin e Onkologjikut nuk funksionojnë aparaturat, çka sjell si pasojë rëndimin e shëndetit deri në humbjen e jetës, dhe të merresh me denoncuesin, është njësoj sikur të tregosh hënën dhe ti të shikosh gishtin. Ose, po i bën shërbimin Ramës, ministres së shëndetësisë apo drejtorit të spitalit.

Më perla në këtë histori është se rasti i denoncimit të përdorimit të ChatGPT bëhet në një platformë online, Facebook! Gjithsesi, për mua diskutimi qëndron tjetër kund, kur bëhet fjalë për teknologjinë; nëse e përdor ti atë apo ajo ty! Në rastin konkret, teknologjia është vendosur në shërbim të frymorit. Ndryshe nga përdoruesit e platformës së FB që kanë krijuar varësi ndaj saj.

Shpërndaje