ZEGJINEJA!

ZEGJINEJA!

Nëse gjatë fushatës Zegjineja u përdor, madje keqpërdor, nga Partia, sot ajo i duhej më shumë se kurrë!

Njerëzia po merren me Zegjinenë dhe askush nuk diskuton se si një kandidat tjetër, nëse nuk do të ndërhynte KAS, rrezikonte të dilte me mbi 1 mijë vota plus.

Nëse Ceno Klosit do t’i numëroheshin votat siç ishin në kuti, do të rrëzohej alibia se procesi ka qenë i rregullt si dhe do të dështonte tentativa për të mbuluar farsën zgjedhore e cila po shfaqet në çdo formë dhe fazë të procesit zgjedhor.

Prandaj, emri që do bënte më shumë zhurmë dhe zhvendoste vëmendjen e opinionit publik, padiskutim ishte Zegjineja.

Partia mendon se e përdori sërish por në fakt, kësaj rradhe, ishte Zegjineja që iu gjend Partisë dhe për këtë shërbim, i duhet një shpërblim. Mbase posti i zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë që do të lërë bosh Ceno Klosi pas marrjes së mandatit të deputetit!

Shpërndaje