Thethi, një nga aspektet e farsës zgjedhore!

Nga Besart Logu

Sot u risoll në vëmendjen e publikut vizita e Ramës në zonën e Thethit ku gjatë takimit me banorët e zonës la të kuptojë se ishte në dijeni të ndërtimeve pa leje.

Për të qenë sa më objektiv e për të mos e nxjerrë jashtë kontekstit, po e perifrazojmë: “𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐚 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐳𝐨𝐧ë 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐦ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚. 𝐉𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐚 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐧𝐢 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭ë𝐧 𝐞 𝐭𝐨𝐤ë𝐬 𝐪ë 𝐣𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐧. 𝐍𝐠𝐚 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐠𝐚𝐭𝐢 𝐤ë𝐭ë 𝐩𝐚𝐤𝐞𝐭ë. 𝐌𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐪ë 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐛ë𝐫ë, 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐞 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞, 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭ë 𝐛𝐢𝐞𝐧 𝐝𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝, 𝐭ë 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐚𝐣𝐨 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭ë.”

Nga ky deklarim i KM dalin në pah disa aspekte:

1. Institucionet vendore e qëndrore ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje.
2. Organet ligjzbatuese jo vetëm nuk kanë ndërhyrë por kanë lejuar gjendjen e paligjshmërisë.
3. Rezulton se nga ana e IKMT ka vendim për masë administrative (gjobë) dhe jo për prishjen e objektit. Pse?! Për t’i mbajtur peng?!
4. KM premton faljen e gjobave më pak se një vit para fushatës dhe dy ditë para zgjedhjeve miraton VKM.
5. Në Njësinë Administrative Shalë, bastion i së djathtës dhe më herët qendër e rezistencës së pushtetit komunist, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë.

Ja pra, për këtë flet opozita! Konsumimi i veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve ka prodhuar rezultat të deformuar në 11 Maj. Ky është rasti klasik konkretizimi i nocionit farsë zgjedhore.

Shpërndaje