Në Parlamentin Europian në Strasburg, u zhvillua dje një seancë e posaçme mbi raportin për zgjedhjet e 11 maj 2025 në Shqipëri, ku eurodeputeti Michael Gahler ngriti shqetësime serioze për procesin zgjedhor.

Gahler ngriti gjithashtu alarmin për pastrimin e parave, duke përmendur ekzistencën e 30 mijë apartamenteve bosh, të ndërtuara me para të pista, ndërkohë që qytetarët nuk përballojnë dot banesat. Ai theksoi se këto struktura kriminale duhet të shkatërrohen para anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
FJALA E PLOTË:
Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.
Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar.
Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt.
Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.
Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian.
Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë!