Në fillim shkuan me patrulla të repartit “Shqiponja” sepse do hiqnin vetëm ato kontenierët anash kishës (foto 1).

Pastaj, numri i objekteve që do shembej ishte 15-20 objekte. Kaq kohë erdhën mjete të rënda shtesë bashkë me repartin e FNSH.
Në ditën e tretë, numri i objekteve që do shemben shkoi në 40. Nisi reagimi i banorëve, protestë e molotov. Ndërsa Policia mbushi kallashnikovët (foto 2).

Sot, flitet se numri i objekteve që do shemben shkon në 120. Prandaj, Policia e Shtetit ka marrë masa të mbyllë çdo rrugicë e shteg që mundëson grumbullimin e banorëve, kryesisht ato që mund të vijnë nga poshtë në mbështetje (foto 3).

Fiks e njëjta skemë me rastin e Unazës së Re. U fragmentarizua ndërhyrja ndërkohë subjektet që preken rrinë e flenë në dafina duke gënjyer veten “jam vijë e dytë, nuk më prek projekti”.
Shqiptarë të dashur, 500 vjet më parë, Gjergj Kastrioti na dha një mësim të vlefshëm se çfarë do të thotë bashkim. “As më i fuqishmi nga ju, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat!”
Sot më shumë se kurrë merr kuptim thënia “Amanetin nuk e tret as dheu”!