Vetëm 200 metra larg zyrës së Kryeministrit, në rrugën me kalldrëm nga “Venecia” për tek “Qyteti Studenti”, prej pesë vitesh një kompani private, e lidhur me një ish deputet, edhe sipas fotove te bashkangjitura ka zaptuar trotuarin dhe rreth 40% të sipërfaqes së rrugës publike.
Kjo nuk lejohet ne asnhe vend demokratik.

Kompania duhet te ndertonte qe ne diten e pare te investimit sistemin “tunel”, duke mos bllokouar trotuarin dhe duke krijua siguri maksimale, per kalimtaret.
Ajo që është më kriminale: banorët gjobiten pa mëshirë nga Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit, ndërsa uzurpimi i hapësirës publike mbrohet me heshtje apo mbështetje nga lart.
Ironia shkon deri aty sa dy policitë na gjobisin për bllokim të “korridorit të biçikletave”, ndërkohë që korridori ka 5 vite është i paralizuar sepse është zaptuar nga kompania private.
Kemi bërë peticione, ankesa, kemi shkuar në Bashki dhe në Polici – por përballë padrejtësisë, institucionet janë bërë të shurdhëra.
Reagoj publikisht, sepse nuk ka më as durim, as justifikim që një rrugë e zaptuar në mes të Tiranës të mbrohet për 5 vite me radhë, ndërsa qytetarët ndëshkohen çdo ditë.
Zbatoni ligjin!
Zhbllokoni rrugën!
Ndëshkoni abuzuesit, jo banorët!
#DrejtësiPërBanorët #RrugaNukËshtëPronëPrivate