Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD që kërkojnë rinumërim.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, zbuloi gjatë debatit në emisionin “Log.” në News24 një mesazhin që kryedemokrati Sali Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD. Ai i garanton se ata do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

“Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH. Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha” – thuhet në mesazhin e tij.

“Kandidatët do të mbështeten nga koalicioni. Secilit do t’i jepet mbështetja, partia e ka marrë përsipër. E ka thënë vetë kryetari Berisha… Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin” – tha Kaso

Shpërndaje