Peka: Rama e ka pranuar farsën për sa kohë do u mësojë deputetëve më të votuar se çfarë është politika.

Gazetari Çim Peka i ftuar në ‘Task Force’ me Bledian Kokën në SYRI TV, është shprehur se, Edi Rama e ka pranuar farsën elektorale të 11 majit.

Gjatë analizës së tij, Peka u shpreh se, Rama po fut në shkollë deputetët më të votuar në historinë e Shqipërisë, që tu mësojë se çfarë është politika.

“Edhe Rama nuk ka thënë që zgjedhjet, nuk janë farsë. Ke parë Ramën të flasë për zgjedhjet deri në këtë moment? Një ditë foli dhe deputetëve që kanë marrë më shumë vota në historinë e Shqipërisë do të ju bëjë shkollë politike gjatë kësaj vere.

Pra, lektorë do jenë këta që kanë marrë më pak vota, dhe nxënës ata që kanë marrë më shumë vota.

Çfarë mund ti mësojë Rama, Sarës dhe Argentit kur kanë marrë më shumë vota se Rama. Ata kanë marrë vota për të qenë deputetë. Tani ose i kanë marrë ose i kanë blerë ato vota. Nëqoftëse i kanë marrë ato vota, ti nuk ke çfarë të ju mësosh atyre. Nëqoftëse ti i fut në shkollë pasi zgjidhen deputetë si njerëzit më të votuar në Shqipëri, ti ke pranuar farsën.

E patë fjalimin e Ramës në pallatin e Brigadave? Nuk foli kundër farsës. Tha 30 deputetë nga krimi, medemek po bënte ironi, por në momentin që ti hap shkollë politike, që tu mësosh se çfarë është politika, deputetëve më të votuar në historinë e Shqipërisë, ti ke pranuar farsën’, theksoi Çim Peka në SYRI TV.

Shpërndaje