Ministria e Mbrojtjes Izraelite ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit. Sipas IDF, janë realizuar goditjet e më shumë se 80 objektovave nëpërmjet 50 avionëve luftarak. Sulmet gjatës natës së mbrëmshme kishin si objektiv selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, selinë e projektit bërthamor (SPND) dhe objektiva shtesë ku regjimi iranian fshehu arkivin bërthamor.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Mbrotjes Izraelite – IDF:
Përafërsisht 50 avionë luftarakë goditën infrastrukturën dhe objektivat e projektit bërthamor iranian në Teheran:
Gjatë gjithë natës, avionët luftarakë të IAF fluturuan mbi Teheran dhe goditën infrastrukturën dhe objektivat e projektit bërthamor iranian, nën drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës.

Sulmi synoi më shumë se 80 objektiva, duke përfshirë selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, selinë e projektit bërthamor (SPND) dhe objektiva shtesë ku regjimi iranian fshehu arkivin bërthamor.
Si pjesë e operacionit “Rising Lion” IDF goditi mbi 170 objektiva dhe më shumë se 720 komponentë të infrastrukturës ushtarake në më pak se tre ditë.
Ne vazhdojmë të intensifikojmë goditjen ndaj kërcënimit bërthamor iranian, duke synuar zemrën e tij dhe duke e privuar atë nga aftësitë dhe komponentët kritikë për prodhimin e armëve.