“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem.

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi sot se zyrtari i lartë të Partisë Socialiste, njëherësh dhe biznesmen, Ergys Agasi ishte njeriu që mbante gjyqtaren Irena Gjoka në sistem. Në një lidhje live në emisionin ‘Task Forcë’, në Syri TV, Beleri u shpreh se, Agasi, një figurë e njohur për afërsinë me kryeministrin dhe ndikimin e tij në institucionet kyçe, ka qenë njeriu që “komandonte gjyqësorin” dhe mbronte gjyqtaren Gjoka. Sipas tij kështu mbahej nën kontroll vendimmarrja gjyqësore dhe proceset zgjedhore.

Pjesë nga intervista:

Unë ju ftoj juve bashkë me gazetarët në studio që të investigoni se cilat janë lidhjet e zotit Agasi me gjyqtaren Gjoka. Pra ishte një nga faktorët që komandonte gjyqësorin, komandonte zgjedhjet, ishte një njeri shumë afër kryeministrit i cili ka ikur në drejtim të paditur. Ishte njeriu që mbronte zonjën Gjoka, ishte njeriu që mbante zonjën Gjoka në sistem.

Nuk funksionon ndarja e pushteve. Drejtësia në vendin tonë është dora e zgjatur e pushtetit. Kjo nuk mund të ketë zgjedhje. Kjo vrau zgjedhjet, vrau demokracinë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, zgjedhjet janë të kapura”, tha Beleri.

Shpërndaje