A duhet të ikë Sali Berisha? Analizë nga Besart Logu

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit nuk prodhoi një mazhorancë të djathtë. Dikush nxiton të gjejë shkakun tek Partia Demokratike dhe dikush tjetër tek mungesa e rregullave të një gare të ndershme e në kushte të barabarta për palët pjesmarrëse.
 
Regjimi ramist
Në fillim të këtij arsyetimi do të na duhet t’a ndajmë; a ka instaluar Edi Rama një regjim të tipit putinist/erdoganist? Nëse jo, atëherë edhe analiza mbaron këtu. Në të kundërt, do të na duhet të arsyetojmë në kushte e rrethana specifike.

Para se të vijmë tek rezultati i 11 Majit, duhet të kthehemi në retrospektivë, jo shumë larg, pothuaj katër vite më parë. Konjuktura ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, ishte dukshëm në favor të Edi Ramës. Lobi sorosian, si kurrë më parë, kishte arritur të deportonte në nivelet më të larta të politikës amerikane. Vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte lidhje familjare me Xhorxh Soroso. Babai i tij, Donald Blinken dhe gruaja Vera, financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Netëork më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier. Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, ku ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste. 

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Ëashington’. Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘Lajm i madh për George Soros’. Kaq mjafton për të kuptuar se si nisi rikthimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Shpallja non grata nga rrethi i ngushtë i Xhorxh Soros diktonte një rrugë të gjatë e të vështirë jo vetëm për atë si individ por për të gjithë demokratët. Kjo sepse goditja e tij pas tetë vitesh nga largimi në drejtimin e PD tregonte se ndaj kujt kishte makth Edi Rama, porositësi i non gratës së Sali Berishës.
 
Izolimi ndërkombëtar nuk mjaftonte. Duhej izolim edhe i brëndshëm. Lufta politike brënda llojit për drejtimin e PD si dhe lufta gjyqësore për legjitimimin e drejtuesit mori kohë të artë për riorganizmin e PD si dhe shkaktoi jo pak kosto në opinion ku PD shfaqej si një forcë që i interesonte vetëm halli i saj. Më tej, procedimi penal me akuzën e korrupsionit, si një formë e relativizimit të korrupsionit galopant qeveritar, ishte një tjetër mekanizëm që e bënte PD të mos rikthehej si alternativë që premtonte ndryshimin por si një e ngjashme e PS ku votuesi pragmtasit të mendonte “Për sa kohë janë njësoj, po zgjedh këto me të cilët kam krijuar lidhje”. Pra, stimulimi i një comfort zone që e bënte Ramën si të keqen më të vogël dhe ku rrotacioni politik nuk sillte ndonjë ndryshim veçse ik një palë dhe hajde një tjetër e ngjashme me të. Njëkohësisht, ngritja e retorikës se “Ata janë njësoj” do të nxiste krijimin e partive te reja që do të premtonin ndryshimin e sistemit. Retorikë që do t’a pamundësonte krijimin e një fronti të madh opozitar me pretendimin se ata vetë ishin ndryshimi! Në fakt, synohej krijimi më vete i një xhepi votash të pakënaqurish me qeverinë me qëllim fragmentarizimin e votës opozitare duke pamundësuar kështu PD që të prodhonte mandate deputetësh.
 
Edi Rama, në cilësinë e dirigjentit të të gjithë këtyre mekanizmave politik, pa se asnjëra prej tyre nuk po e dobësonte Sali Berishën. Madje, krijuan efektin e kundërt. Sali Berisha vetëm rritej si figurë dhe rradhët e Partisë Demokratike, e rithemeluar tashmë, sa vinin e shtoheshin. Dy skanerat elektoral, 6 marsi i 2022 dhe 14 maji i 2023 e provojnë më së miri këtë gjë. Sali Berisha po konsolidonte pozitat e kreut të opozitës, partisë dytë më të madhe në vend. Gjendur në të tilla kushte, lobi që synonte dobësimin e Sali Berishës dhe defaktorizimin e Partisë Demokratike, si e vetmja forcë qeverisëse që konkuron Partinë Socialiste, kaloi në Planin B. Izolimin fizik të Sali Berishës, tashmë kreut faktit të opozitës. Më datë 30 dhjetor të vitit 2023, me vendim të gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha vendoset nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Për afro një vit, partia që do të duhej të organizohej për të marrë drejtimin e vendit, futet në një spirale të pafundme kërkesash e aksionesh sa politike aq dhe juridike me qëllim rikthimin e normalitetit politik e institucional të saj. Vetëm më  27 nëntor të vitit 2024 Berisha del nga arresti shtëpiak  dhe me 3 janar të vitit 2025 Apeli i GJKKO rikthen masën e “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.
 
Vetëm 3 muaj kohë
Gjithçka çfarë parashtruam më lart ishin zhvillimet e brëndshme 4 vjeçare në Shqipëri. Ndërkohë që në ambientet e paraburgimit po krijohej një qeveri dhe grup parlamentar paralel i PS, për shkak të arrestimeve nga korrupsioni dhe bashkëpunimit me botën e krimit, Partia Demokratike rrekej t’i kthehej normalitetit e funksionalitetit të saj. Harxhim kohe, energjish dhe nervash të cilat në kushte tjera do t’a bënte PD të shfaqej si parti alternative dhe konkuruese e denjë e PS.

Ndërkohë, në planin e jashtëm, zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA i fiton Partia Republikane me kandidatin Donald Trump, antisorosian i deklaruar. Kjo është edhe kthesa e madhe e cila do të reflektonte ndryshime të ndjeshme jo vetëm në politikën amerikane por edhe më gjerë, sidomos në vendet ku drejtohen nga politikanë të sponsorizuar nga Lobi Soros. Ky ogur i mirë, bëri që Partia Demokratike të nxitonte të ngrinte urat e bashkëpunimit me insitutcionet amerikane. Lidhja e dy kontratave të bashkëpunimit, me Chris Lacivita dhe Carlos Trujillo, i dhanë PD dimensione tjera, ose më saktë, ato të mëparshme por të cënuara e mohuara nga dyshja Biden-Blinken. Chris Lacivita, arkitetkti i fitores së Donald Trump, që suportoi PD gjatë fushatës elektorale si dhe Carlos Trujillo, ish avokat i Trump në proceset e iniciuara nga porkurorët e emëruar nga Soros, që po troket në dyert që mbylli Lobi Soros, janë dy garancitë se PD ka rrëzuar barrierat politike që shkatuan izolimin ndërkombëtar formalizuar përmes aktit non grata të ish Sekretarit të Shtetit.

Por, me gjithë kthesën e madhe dhe rilidhjen e kontakteve me DASH e Shtëpinë e Bardhë, dukej se koha nuk ishte në favorin e Sali Berishës. Ishte pothuaj e pamundur që Shqipëria, e jo më çështja e PD, të kryesonte axhendën e administratës Trump-Rubio. Lufta ushtarake në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, lufta tregtare me Kinën por dhe me Evropën, negociatat me Iranin për programin bërthamor, Groenlanda, Kanadaja, e mbi të gjitha rikonceptimi i politikës së jashtme si dhe riorganizmi i shërbimit diplomatik, bënë që për tre muaj mos të kishim rezultate konkrete përveçse mesazheve se lidhja e marrëdhënieve me PD dhe Sali Berishën është fakt. Ato janë të konsoliduara dhe frytdhënëse. Kjo u pa edhe në reagimin e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ku u vu re mungesa e një urimi për fituesin e zgjedhjeve. Reagim që provoi atë që ka deklaruar PD gjatë gjithë kësaj kohe: Edi Rama ndodhet në një izolim faktik nga partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, elementi kohë tashmë është në favorin e Partisë Demokratike. Nga rilidhja e kontakteve në shpeshtimin e tyre, shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Zgjedhjet e 11 Majit vetëm sa shtuan listën e argumenteve se si Edi Rama ka instaluar një regjim dhe se sa imediat është rrezimi i tij i cili për nga përmasat që ka marrë nuk realizohet shpejt e mbi të gjitha pa suportin e partnerëve. Duket qartë se dy kontratat e lidhura me kompanitë amerikane, ndryshe nga sa i propagandon qeveria, ishin dhe janë jetike për Partinë Demokratike. Falë tyre u bë e mundur që politika amerikane, e jo vetëm, të kthejë sytë nga Shqipëria dhe të ndërhyjë për të shmangur rrënimin e mëtejshëm të demokracisë, që me aq mund e kosto e ndërtuam.
 
Neni “Basha”
Më 11 dhjetor të vitit 2021, në 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi 4935 delegatë të Kuvendit të PD dhe disa mijëra anëtarë të tjerë ku miratoi statutin e ri. Nnjë ndër ndryshimet e bëra ishte edhe ai për Kryetarine Partisë. Konkretisht, neni 46, në vija të përgjithshme parashikon se “Kryetarit të PD-së i mbaron mandati kur humbet zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka të drejtë rikandidimi…”. Një rregullim që provon frymën e demokracisë në këtë subjekt partiak dhe që vendos kështu një precedent të padëgjuar më parë në 30 vjet pluralizëm politik.

Kryesisht, Nenin “Basha” kanë filluar t’a artikulojnë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Po kërkohet llogari se “Përse nuk e solle PD në pushtet” nga ata që nuk e kanë votuar Partinë Demokratike. Janë të shqetësuar për zhvillimet e brëndshme në parti ata që e kanë goditur më shumë atë. Dhe kjo retorikë, nuk është aspak e rastësishme. Ajo është e mirëkordinuar nga propaganda qeveritare e cila prodhon çdo ditë tituj që orientojnë debatin publik tek PD me qëllim shmangien e vëmendjes nga masakra zgjedhore dhe nisjen e një operacioni të ri të goditjes së Sali Berishës. Nuk do t’ia arrijnë. Masakra zgjedhore prevalon mbi çdo rregullim statutor që lidhet vetëm me anëtarësinë e PD. Masakra zgjedhore është detyrë kombëtare e Partisë Demokratike dhe kjo i ka rënë për barrë Sali Berishës që t’a faktojë e t’ia bëjë të ditur opinionit shqiptar dhe atij të huaj se në Shqipëri nuk kishte zgjedhje por farsë zgjedhore. Kush nxiton të gjejë shkaktarin e rezultatin të 11 Majit tek PD dhe jo tek vullneti i Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet, po bën lojën e këtij të fundit. Masakra zgjedhore është vula që do të nxjerrë përfundimisht Edi Ramën nga skena politike. Standartet mbi të cilat po rindërton marrëdhëniet SHBA, ndër të tjera kanë si gurë themeli zgjedhjet e lira e demokratike. Prandaj PD duhet të ngrejë këtë diskutim në rrafshin ndërkombëtar dhe se marrja me çështje sekondare vetëm sa e vret këtë kauzë.
 
Mision i papërfunduar
Më lart sollëm në rend kronologjik sulmet ndaj Sali Berishës dhe tentativës për të defaktorizuar PD si alternativë qeverisëse. Izolimi ndërkombëtar, i brëndshëm dhe ai fizik i Sali Berishës, ishin mekanizmat politik e juridik që përdori Lobi Soros në funksion të përmbushjes së qëllimit të Edi Ramës; të qeverisjes i vetëm dhe i pashqetësuar nga askush. Por, fuqizimi i Sali Berishës, konfirmimi i PD në tre palë zgjedhje si forcë e parë opozitare, prishi projektin për minimin e pluralizmit dhe parlamentarizmit në Shqipëri. Përbetimi i Edi Ramës për ta nxjerrë PD me rezultatin e zgjedhjeve të ’97, pra me 25 deputetë, ishte këmbanë alarmi se çfarë skenari kriminal po përgatitej nga Lobi Soros. Kujtojmë këtu se kjo deklaratë u bë nga kreu i qeverisë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 8 shtator të vitit 2024. Periudhë ku zgjedhjet presidenciale në Amerikë nuk ishin mbajtur ende dhe ku padronët e tij gëzonin akoma superpushtet.
 
Imagjinoni për një moment nëse: zgjedhjet në SHBA t’i fitonin demokratët. Ndërkohë këtej, vulën do t’a mbante Lulzim Basha, e sigurt që PD do të degradonte në 10-12 deputetë. Rithemelimi me një logo tjetër do të nxirrte jo më shumë se 20-30 deputetë. Ndërsa Agron Shehaj, Lapaj, Shabani e Qori, si pasojë e vazhdimit të konfliktit në PD, do të përfitonin e nxirrnin rreth 15-20 deputetë. Pra, një opozitë shumëngjyrëshe, ëndrra në sirtar e Edi Ramës! Një konfigurim që nuk do të mund ti ushtronte presion qeverisë si dhe do i mundësonte Edi Ramës t’a zgjidhte ai opozitën që duhej. Fatmirësisht, ky skenar i zi ra! Falë Sali Berishës, Partia Demokratike është sot partia e dytë më e madhe në vend ku në një republikë funksionale është ajo që ushtron trysni mbi qeverinë, që mban kontakte me partnerët dhe që është palë në çdo tryezë negocimi.

Nuk duhet ngurruar dhe duhet t’a themi, madje me të madhe: Sali Berisha mbajti PD në skenën politike! Projekti kriminal për defaktorizmin e kësaj force politike dështoi dhe kjo falë luftës që i priu lideri i saj. Konjukturat ndërkombëtare, bandat, gjykatat, mediat dhe çdo instrument tjetër politk, juridik, financiar e mediatik nuk përballohen lehtë nëse i ke kundër. Koha provoi se në regjimin e instaluar nga Edi Rama, vetëm një lider i sprovuar mund t’ia dalë. Çdo profil tjetër, sado i dashur e me reputacion të jetë, vetëm sa do i shtonte jetë regjimit ramist. Prandaj, misioni i Sali Berishës nuk mbaron këtu. Ai duhet t’a çojë më tej atë, deri në rrëzimin e plotë të regjimit të pinjollëve të diktaturës. Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit, që nxjerr PD forcën e dytë më të madhe në vend, ishte një betejë e fituar në luftën me regjimin ramist. Kush mendon se regjimet rrëzohen për tre muaj, e ka gabim. Njëjtë më thyrjen e izolimit ndërkombëtar,  të brëndshëm, e sidomos atij fizik, në thelb, 11 Maji ishte një fitore që vendoset në gjerdanin e sfidave të fituara të Partisë Demokratike. Mund të duket pak por është mjaftueshëm që misioni të vazhdojë.
 
Prandaj, ikja e Sali Berishës nga drejtimi i PD në këtë moment delikat do të ishte akti më i lartë i tradhëtisë që mund t’i bëhej Shqipërisë e shqiptarëve në tërësi si dhe demokratëve e atyre qe e besuan në veçanti. Në kushtet në të cilat ndodhet vendi, opozitës, e veçanërisht Partisë Demokratike, nuk i duhen në krye të saj njerëz të urtë e fjalëpak, aq më keq profile djaloshari, por i nevojiten profile luftëtari të sprovuar që nuk i tremben betejave, qofshin këto edhe përballë superfuqisë më të madhe të kohës. T’i thuash Sali Berishës ik, në rastin më të mirë nuk merr vesh nga politika apo nxiton nga dëshira e madhe për ta parë PD në pushtet, dhe në rastin më të keq, po bën lojën e Edi Ramës me apo pa vetëdije. Lufta me regjimin nuk ka mbaruar, ka akoma beteja për të fituar. Dhe lufta zgjat! Prandaj, në krye të PD duhen luftëtarë dhe jo gjithollogë divani, kafenesh apo banaqesh televizive!

Shpërndaje