Vokshi nga SPAK: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore!

Albana Vokshi, kandidate për deputet nën siglën e PD-së, është paraqitur sot në SPAK si palë kallëzuese për krimet zgjedhore, për të dhënë informacione shtesë lidhur me denoncimet e bëra.

Nga SPAK, Vokshi akuzoi PS-në, se ka keqpërdorur admimistratën publike për zgjedhje, ndërsa u bëri thirrje nëpunësve të mos bëjnë pjesë në krime elektorale. “Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë”, tha Vokshi.

Vokshi: Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Shpërndaje