Kemi hyrë në javën e fundit të fushatës zgjedhore. Janë pikërisht ditët kur makina elektorale e tjetërsimit të votës ndez motorrët.
Në Bashkinë Lezhë ky fenomen është pikasur dhe denoncuar nga kandidati i PD për qarkun Lezhë z.Gjin Gjoni. Në një reagim publik ai ka përmendur me emra dhe funksionet që mbajnë në admimistratë ata të cilët po shpërndajnë para në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
“Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!” paralajmëron z.Gjoni.
Postimi i plotë:
Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!
Njerëz nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:
• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
• Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
• Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
• Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
• Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
• Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
• Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç
Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figurë në ditët në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#.