Njoftoi rrëzimin e ‘”non gratës” | Kush është zyrtarja e DASH që reagoi për gazetarin e Shtëpisë së Bardhë!

Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

Po kush është zyrtarja e DASH e cila i është përgjigjur gazetarit amerikan në lidhje me sanksionimin politik të liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha?

Michele P. Exner është Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Publike Globale në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Me një përvojë prej gati 20 vitesh në fushën e komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me publikun, ajo ka shërbyer më parë si oficere në Marinën Amerikane, si dhe ka mbajtur poste të larta në Kongresin e SHBA-së dhe në sektorin mediatik. Michele ka kontribuar gjithashtu në fushën e arsimit përmes angazhimit me organizata që mbrojnë të drejtat e prindërve në sistemin arsimor. Ajo është diplomuar në Akademinë Detare të SHBA-së dhe mban një diplomë master nga Universiteti i Maryland-it.

Profili i Michele P. Exner në faqen zyrtare online të Departamentit Amerikan të Shtetit:

Michele P. Exner
Ndihmës Sekretare
Byroja e Çështjeve Publike Globale

Michele Exner aktualisht shërben si Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Publike Globale.

Michele ka kaluar gati dy dekada duke punuar në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit, në Departamentin e Mbrojtjes, në Kongresin Amerikan dhe në sektorin privat. Ajo e nisi karrierën e saj si oficere për çështjet e marrëdhënieve me publikun në Marinë, ku shërbeu për shtatë vjet në detyrë aktive, përfshirë dislokime në Irak dhe në Bririn e Afrikës.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ajo punoi për gjashtë vjet në Kapitolin e SHBA-ve, fillimisht si sekretare shtypi për një senator amerikan dhe më pas si drejtoreshë komunikimi për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve. Michele gjithashtu ka drejtuar komunikimet për zyrën e CBS Neës në Uashington D.C.

Si një person që vlerëson cilësinë e arsimit që marrin nxënësit në mbarë Shtetet e Bashkuara, Michele ka punuar edhe si këshilltare e lartë për organizatën Parents Defending Education dhe si Drejtoreshë e Çështjeve Federale për Parents Defending Education Action, ku është angazhuar në fuqizimin e prindërve dhe në rritjen e ndërgjegjësimit në Kongres për çështjet që përballen familjet.

Michele ka përfunduar studimet universitare në Akademinë Detare të SHBA-së, duke fituar diplomën Bachelor në Shkenca, dhe mban një diplomë Master në Studime Profesionale nga Universiteti i Maryland-it.

Shpërndaje