NETFLIX, dokumentar për përdorimin e drejtësisë nga Rama, Malltezi: Gjyqësori është kthyer në armë politike…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka njoftuar në një shënim në facebook se një producent në NETFLIX po mendon që të bëjë një një dokumentar mbi përdorimin e gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve.

Ai bën thirrje që të gjithë ata që kanë fakte apo dokumente që faktojnë përdorimin e drejtësisë nga Rama mund ti dërgojnë në adresën e tij.

Sipas Malltezit për këtë dokumentar janë të mirëpritura, “informacione që të tregojnë cenimin e standardeve apo që gjyqësori është kthyer në armë politike”.

Postimi i plotë:

“Në vijim të debateve në Kongresin Amerikan ku u zbulua se paratë e SHBA ju kaluan Soros dhe u përdoren për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës që të luftojë liderin e opozitës konservatore, dhe pas dokumentarit të ZDF-arte mbi kapjen e çdo zyre shteti nga Edi Rama, një producent po mendon të bëjë një dokumentar për Netflix mbi përdorimin gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve.

Po kërkojnë së pari informacione sa më të detajuara (dhe me pas sugjerime se kush don ti thotë në kamera) lidhur me:
– rolin e fondacionit Soros në reformën në Drejtësi;
– rolin e fondacionit East-West të Soros në punët e drejtësisë (dhe të Delina Ficos ish partneres së Ramës dhe gruas se ministrit të Ramës)
– përzgjedhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve (përdorimi i motrës së zv kryeministrit si etalon për drejtësinë);
– takime/komunikime të hapura apo jo të prokurorëve dhe gjyqtarëve me përfaqësues të qeverisë dhe eksponentë të Soros përfshi Yuri Kim (Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla ose Agaçi) – dinë që prokuroren e ka promovuar Taulanti nga Elbasani dhe takimet e Ulsiut me Dumanin
-Kërkesa ose urdhëra që ish ambasadorja ka bërë për prokurorët e SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën (kanë intervistën e Escobar);
– takime të Taulant Ballës me Irena Gjokën tek bar kafe Hilton
– informacione të tjera që të tregojnë cenimin e standardeve apo që gjyqësori është kthyer në armë politike.

Nëse keni informacione të tilla ju lutem mi nisni me e-mail ose messenger në Facebook. Ju konfirmoj ruajtjen e anonimatit sipas kërkesës suaj.”

Shpërndaje