Avokati Besart Logu shprehet se vota e kandidatëve në KAS, po përpiqet të mediatizohet për interesa që i shërbejnë vetëm Edi Ramës.
I ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, Logu tha se vota preferenciale po tentohet t’i vishet PD dhe liderit të saj Sali Berisha në KAS, me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga ajo që ka ndodhur me votën politike, një masakër elektorale sipas avokatit.
Për Logun, e gjitha kjo është një farsë mediatike, tregon sikletin ku ndodhet PS dhe Edi Rama.
Pjesë nga intervista:
Farsë mediatike, tregon sikletin ku ndodhet PS dhe Rama. Sponsorizimi i këtyre titujve ka vetëm një arsye.
Kërkon të mbulojë skandalin e farsës zgjedhore. Ankimimet e PD sa i përket votës politike, ku pretendohet për përfshirjen e bandave, PD ka mision të provojë farsën zgjedhore dhe mund të kërkojë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.
Nëse shkelja që është bërë në proces është në masën që ka ndikuar në rezultatin e kësaj zone zgjedhore, ajo zonë shpallet e pavlefshme, nëse ky rezultat ndikon në rang kombëtar mund të shkojë në zgjedhje sërish. Edi Rama kërkon t’i vendosë kapak farsës zgjedhore, ndihmuar dhe nga SPAK, prokuroritë e KQZ, ku PD është adresuar me ankim, kallëzim penal apo çdo mjet tjetër civile, penal apo dhe politik.
Kemi një orientim të dukshëm të partisë shtet të Edi Ramës për të prodhuar titujt bombastik, për të ngarkuar Berishën me përgjegjësi që s’i takojnë.
PD ka qenë e gatshme të presë ankimin e çdo kandidati, është e pavend të merresh me votën e kandidatëve para votës politike.
Pranë PD ka qenë ngritur një Task Forcë zgjedhore, jam në dijeni të denoncimeve të pafundme që kanë ardhur pranë PD.
Është fakt që ka pasur prezencë të krimit të organizuar, në Vorë. Kush i nxorën votat e Arkent Ballës, një 10-fishim të votave. Si doli Ervin Hoxha dhe Blendi Gonxhja, që janë ministra. Ka një prezencë të administratës dhe njerëz që drejtohen nga këto dy kandidatë. Ceno Klosi, në çdo vend të botës urrehen tatimorët, si mundet që në Fier mbështetet dhe përkrahet.