Nga Besart Logu
Ja roli i sondazheve!
Jo vetëm ndikimi psikologjik mbi votuesit me qëllimin për të krijuar idenë se “Rama nuk pëson rënie edhe pse i arrestohet gjysma e qeverisë”, sondazhet luajnë një rol tjetër edhe më të rëndësishëm, atë të mbulimit të blerjes së votës.

Qarku Lezhë e ilustron më së miri:
▪︎ Referuar vëzhgimeve dhe matjeve në terren, Partia Demokratike shprehet me bindje se rezultati del 5 me 2 në favor të saj.
▪︎ Partia Demokratike ka denoncuar me emra e me video personat që po blejnë vota për llogari të PS në qarkun Lezhë.

▪︎ Nga ana tjetër, Partia Socialiste është e bindur se rezultatin 4 me 3 nuk e përmbys dot, po përdor çdo mjet për të ruajtur këto kuota.
Ja pra roli i sondazhit. Parashikon rezultatin që çuditërisht përkon me kuotat që kërkon të ruajë PS duke blerë vota!
Që pretendimet e opozitës për manipulim të rezultatit zgjedhor të relativizohen në opinionin publik duke ia bërë kështu më të lehtë punën Celibashit në certifikimin e rezultatit përfundimtar. Pse jo dhe prokurorisë në marrjen e vendimeve për pushimin e hetimeve.
Një gjë është e sigurt, kjo nuk do të ndodhë! DASH do të informohet në kohë reale për çdo tentativë të çetës së Rilindjes për mbajtjen e pushtetit me dhunë!