Masakra zgjedhore | Berisha: Arkend Balla më i votuari falë bandës së Troplinëve! Xhabaftët mbështetën Gonxhen.

Lideri i opozitës Sali Bersha  publikoi prova të reja  sesi bandat kriminale diktuan votën e qytetarëve në atë që e cilëson si masakra zgjedhore e 11 majit, në qarkun e Durrësit.

Berisha solli rastin e Arkend Ballës, i cili në zgjedhjet e 2021 ishte kandidat me  vota mininamle, por  4 vite më vonë, në  zgjedhjet e 11 majit 2025 rezultoi më i votuar falë bandës së Pojës, duke tejkaluar me 5 mijë vota më shumë edhe Edi Ramën.

Berisha theksoi se opozita nuk do të njohë këto zgjedhje, dhe se nuk do të presë vjeshtën në betejën e saj kundër masakrës elektorale.

Kryedemokrati denoncoi edhe përpjektet  e Ramës për të ndërhyrë në raportin e vëzhguesve ndërkombëtar, por theksoi se ka besim në integritetin e  tyre.

Pjesë nga deklarata:

Për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky.

Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota.Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve. Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021.

Se janë trefishuar votat edhe Ilir Ndrazhit. Edhe ky është në patronazhin e kartelit të famshëm të Troplinëve. Është po kështu i mbështetur nga karteli Troplini, Gjushi dhe Gys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13700 vota. Siç e shihni, vetëm në rrethin e Durrësit, karteli Troplini i ka dhënë Edi Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota. Pa llogaritur votat në zonat e tjera.

Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim. Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota. Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës. Ja ku është banditi, shkon dhe kërcënon te qendra e votimit për Blendi Gonxhen. Ky është anëtar i kartelit.

Shpërndaje