Analisti Reldar Dedaj në studion e “Ora News” shprehu dyshimet e tij të forta mbi legjitimitetin e rezultateve të fundit zgjedhore, duke theksuar se ato janë “bërë pis” dhe nuk reflektojnë vullnetin e lirë qytetar.
“Duke parë këtë rezultat, duke parë dhe ndjekur me shumë vëmendje procesin zgjedhor, për shkak edhe të profesionit dhe angazhimit tim në hapësirën publike, jam i bindur totalisht që këto zgjedhje janë bërë pis.
Dy raste e tregojnë shumë qartë dhe ta mbulojnë në retorikë. Fakti i Sara Milës në Elbasan dhe Arkend Balla në Durrës janë dy indikatorë të cilët të detyrojnë për ta mos njohur këtë rezultat.
Këtu nuk bëhet fjalë se a është PS-ja parti e parë apo jo. Ndoshta të gjithë biem dakord duke pasur parasysh rrugëtimin e Partisë Demokratike, qarjen, skizmën që pësoi PD-ja. Nuk mund të pretendohej të ishte parti e parë, por ama nuk mund të themi që ky rezultat ka dal përtej çdolloj lirshmërie ose çdolloj rezultati natyral ose vendimarrje qytetare.
Ndaj them që është një fitore që i ka shpëtuar nga duart kryeministrit sepse nuk mund të kishte të tillë element ku një logjikë normale nuk i gjen, nuk i gjen arsye këtij lloj rezultati.
Prandaj mendoj që është e vetmja rrugë që zoti Berisha si kryetar i PD-së i forcës opozitare më të madhe në vend ti mëshoj fortë, ta ndjeki deri në fund sepse nuk ka asnjë lloj hapësire tjetër të paktën për të mbajtur konceptin e demokracisë në lojë”, u shpreh Dedaj.