Kandidtja për deputete e PD në Sarandë, Ina Zhupa përmes një video të shpërndarë në platformat sociale, ka dhënë detaje nga programi i PD-ASHM, që do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve.
Sipas Zhupës program i demokratëve dhe aleatëve të kolaicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka në fokus çdo kategori, nga rinia, studentët, pensionistët dhe çdo shqiptar që ka nevojë për mbështetjen e qeverisë.
Zhupa nuk kurseu as akuzat në adresë të kryesocialistit Rama, që sipas saj në 12 vite pushtet vetëm sa zhyti në varfëri studentët, ndërsa kabineti i tij ministror ‘ngopej’ te Nusreti në Dubai.
Të njëtën gjë, thekson ndër të tjera Zhupa, Rama bëri me pensionistët të cilëve u dha barna të skaduara, ndërsa vetë jeton në luksin e vilës-bunker në Surrel.
Statusi i plotë:
PD–ASHM do të vendosë Minimumin Jetik prej 200 Euro — brenda 100 ditëve të para në qeveri.
Për studentët, për pensionistët, për çdo shqiptar në nevojë.
Kontrasti
Edi Rama – 12 vjet në pushtet:
Studentët në varfëri, ministrat te “Nusreti” në Dubai.
Pensionistët me barna të skaduara, Kryeministri në vilën-bunker në Surrel.