Nga Besart Xhaferri
11 arsye pse në 11 Maj të rinjtë do ndëshkojnë me votë Edi Ramën!
1-Në Gusht të 2016 u vra në Landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj, krim që u manipulua dhe mbi të cilin u ideua afera e inceneratorëve që zhvati nga shqiptarët rreth 1 miliardë euro.
2-Në Maj të 2018 në Policinë e Korçës u dhuna deri në vdekje nga efektivët e rendit 27 vjeçari Enea Ftoi, teksa apeli i familjarëve të tij për drejtësi ra në vesh të shurdhër.
3-Në 8 Dhjetor 2020 në Ditën e Rinisë u vra nga Policia e Shtetit Klodian Rasha pa pasur asnjë faj dhe u tentua manipulimi i vrasjes së tij.
4-Në Tetor 2022 i riu Laer Kurti humb jetën në komisariat në Tiranë pasi dyshohet se u dhuna efektivë të Policisë së Shtetit.
5-Vogëlushi Kristi Maze dhe adoleshenti Floristel Gjata humbën jetën pasi Ministria e Shëndetësisë nuk alokoi në kohë fondet për kurimin jashtë vendit, pasi fondet vidheshin përmes PPP-ve korruptive.
6-Në raport me vitin 2013 sot Shqipëria ka 60 mijë studentë më pak në Universitete.
7-Në raport me vitin 2013 Shqipëria ka 196 mijë nxënës janë më pak në sistemin paraunivetarsitar dhe ciklin 9 vjeçar dhe fillor, teksa në këtë hark kohor u mbyllën 295 shkolla.
8-Në vitet 2016-2022 në Vlorë u zhdukën 22 të rinj, që u bënë Kurban i projektit të Edi Ramës për kanabizimin e vendit.
9- në 2014 dy të rinj shqiptar u dogjën në një kamion në përpjekje për të shkuar në Angli, teksa dekadën e fundit Edi Rama nxiti të rinjtë shqiptar të largohen drejt Anglisë më gomone, ku shumë prej tyre rrezikuan jetën.
10- 14 vjeçari Martin Cani u vra në derën e shkollës pasi institucionet dështuan të parandalonin konfliktin e tij me një bashkëmoshatar.
11- Edi Rama me projektin e të pastrimit të parave në ndërtim i ekspozoi të rinjtë shqiptarë përballë pamundësisë për të blerë një pronë dhe studentët përballë qirave të larta.