Sqarimi i kandidatit Kraja mbi aludimet e mediave pranë qeverisë për “sherr kush e merr fjalën”.

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë z.Akil Kraja ka bërë një sqarim publik në lidhje me aludimet e ngritura nga media pranë qeverisë se mes tij dhe z.Paloka ka pasur sherr për të marrë fjalën.

Kujtojmë se bëhet fjalë për takimin e mbajtur më 18 prill në zonën e Kombinatit. Para fjalës së liderit të opozitës, kërkova të ndërhyja për të sqaruar simbolikën e vendit ku zhvillohej takimi – mbi rrënojat e pallateve të shembura padrejtësisht nga drejtorët 5D të Erion Veliajt.” sqaron z.Kraja.

“Diçka që nuk u evidentua plotësisht nga parafolësit. Kjo zonë përfaqëson babëzinë korruptive të Bashkisë dhe qeverisjes së “Rilindjes” shton më tej z.Kraja.

Pra, duket qartë se mes tij dhe z.Paloka nuk ka pasur asnjë sherr pasi rradhën e mbajtjes së fjalës e kanë të qartë pjesmarrësit dhe nuk kanë pse pretendojnë daljen jashtë programit.

Kjo histori provon më së miri se në çfarë paniku ndodhet pushteti pasi deformime të tilla nuk kanë lidhje me gazetarinë dhe përcjelljen e lajmit.

Statusi i plotë:

SQARIM PUBLIK

Në vijim të një videoje të publikuar nga disa portale lidhur me takimin në Njësinë 6 (Kombinat), ku diskutuam për pasojat e tërmetit 2019 dhe shembjet abuzive të Bashkisë Tiranë, u shpërndan disa sekonda jashtë kontekstit duke aluduar për konflikt.

Para fjalës së liderit të opozitës, kërkova të ndërhyja për të sqaruar simbolikën e vendit ku zhvillohej takimi – mbi rrënojat e pallateve të shembura padrejtësisht nga drejtorët 5D të Erion Veliajt. Diçka që nuk u evidentua plotësisht nga parafolësit. Kjo zonë përfaqëson babëzinë korruptive të Bashkisë dhe qeverisjes së “Rilindjes”.

Programi i rindërtimit, ende i papërfunduar, ka konsumuar 1.5 miliardë euro (800 milion nga FSHZH dhe 700 milion nga qeveria). Bashkia Tiranë ka qenë përfituesja kryesore, ndërsa mbi 25% e aplikimeve – 4,975 familje – janë skualifikuar padrejtësisht.

Tirana DC, krijuar 5 vite më parë për rindërtimin, ka keqpërdorur miliona euro për paga, qira dhe trajnime. Vendimi politik i Veliajt në 2020-2021 çoi në shembjen e 67 pallateve me premtimin për “KombiArt” me 1300 banesa, por realiteti ishte ndryshe: favorizim për kompaninë 5D, ndërsa qindra familje mbetën pa strehë, ende sot e kësaj dite.

Ata i shembin, i rindërtojnë, japin tenderin dhe i vjedhin po vetë. Ky realitet do të ndryshojë pas 11 Majit. Komisioni i parë hetimor pas kësaj date do të jetë për rindërtimin, ky është angazhimi ynë krahas rikthimit në banesa sa më parë të familjeve të prekura.

Shpërndaje