Kandidati për deputet i partisë së Agron Shehaj, Erald Kapri, ka faktuar edhe njëherë me zë dhe figurë, se ai dhe shefi i tij, nuk kanë për qëllim rrëzimin e Edi Ramës, apo rrotacionin politik në Shqipëri, por misioni i tyre është grabitja e votave të demokratëve dhe mbajtja në pushtet e narko-qeverisë.
Në emisionin Top Story, gjatë diskutimit me kandidatin për deputet të PD-ASHM në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, i cili vuri theksin te largimi i Ramës, si emergjencë kombëtare për zgjedhjet e 11 majit, kandidati i Shehajt, Erald Kapri u përgjigj shkurt dhe sinqerisht se, ‘ky është problemi i opozitës’.
Kujtojmë se Agron Shehaj pranon se më mirë është Edi Rama dhe pavarësisht retorikës së tij gjatë kësaj kohe, deklarata e bërë pak ditë më parë, shpreh më qartë më qartë se çdo gjë qëllimin e tij.
“Unë po të doja rotacionin, unë nuk dilja fare nga Partia Demokratike, pse do dilja nga Partia Demokratike, shumë mirë isha aty”, është shprehur Shehaj.
Fragment fjalë për fjalë nga debati tek Grida Duma.
Aulon Kalaja: Emergjenca kombëtare tani është me u heq Edi Rama…
Erald Kapri: Ky është problemi juaj.
Konkluzionet e debatit:
Të gjjtha partitë e vogla refuzuan ndonjë koalicion të mundshëm me partitë e mëdha me pretekstin se duan ndryshim (që mund të vije në vitin 2050).
Pra, rrëzimi i Edi Ramës nuk është synim apo qëllim i partive të vogla. Bile e thonë hapur që nuk është problem i tyre. Problemi i tyre i vërtetë është opozita reale, opozita potenciale për të rrëzuar Ramën, është Sali Berisha.
Loja e partive të vogla tashmë është e lexueshme edhe për fëmijët e shkollës fillore.
Të gjitha janë sponsorizim i sektit kriminal rilindas.