Reagon kandidati Rroshi pas sulmeve të Ramës dhe kukullave të tij: Kënetë është të vjedhësh popullin e varfër!

Reagim i kandidatit të PD-ASHM Elton Rroshi:

Kandidimi im nën logon e PAA dhe si pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, u shoqërua me sulme nga mediat që kontrollon mazhoranca. Unë i neglizhova, pasi qëllimi im nuk është debati, por të flas me njerëzit se çfarë projekti ka partia dhe koalicioni politik për të cilin unë kandidoj.

Por ditët e fundit sulmet janë intesifikuar. Kjo, mesaduket, pasi Partisë Socialiste nuk i dalin llogaritë mirë në Kavajë e gjetkë.

E fundit që zgjati gjuhën në formën e një shpate, ishte Elisa Spiropali. Më sulmoi pse jam me mbiemër Rroshi.

Zonjë!

Së pari, unë jam krenar për fisin tim, që mban të njëjtin mbiemër. Secili që mban këtë mbiemër është një njeri i lirë të zgjedhë besimin e tij fetar dhe bindjet e tij politike. Ne nuk mendojmë si ju, që kush nuk është me ju është një burrë “Çyryk”.

Ju akuzoni PD-në, edhe pse unë jam një kandidat I PAA-së, për hipokrizi.
Por a ka më hipokrizi se ajo që thoni ju. Që, kur këta Rroshët kandidojnë e fitojnë me ju, janë njerëz të mirë, dhe kur dikush tjetër zgjedh një tjetër forcë politike atëherë ata janë kënetë, moçal, gjiriz…

Zonjë!

Unë quhem Elton Rroshi dhe kam të drejtëm time të kem bindjet e mia politike, sikurse të afërmit e mi, të tyret.

Sa për kenetën, po ju kujtoj se unë s’kam patur anjëherë një post public dhe me fjalën kënetë e moçal kuptoj diçka tjetër.
Kenëtë nuk është të jesh në opozitë, përkundrazi. Të jesh në opozitë është kurajë, kur shumëkush preferon të jetë me pushtetin.

Kënetë është kur nuk i përgjijesh dot pyetjes, se përse të shkarkuan nga kreu i doganave!
Kenëteë është kur nuk i përgjigjesh dot pyetjes se përse rrugët në këtë vend kushtojnë 10 herë më shumë se në BE(ku ju keni caktuar datën e anëtarësimit)!

Kënetë është të mashtrosh popullin duke përuruar hekurudha imagjinare dhe porte elektronike në versionin 3D!

Kenetë është të hapësh një tunel që kushdon 10 herë më shumë se kostoja reale, e ta mbyllësh sërish duke mashtruar me afatin e punimeve dhe koston e tij!

Kënetë është kur nuk i jep dot përgjigje pyetjes se përse i paguani ende dy anijet-termocentral në Vlorë, që nuk janë ndezur asnjë ditë e i kushtojnë taksave tonë dhjetra miliona Euro në vit!

Kënetë është kur premtoni me bujë të madhe “ujë 24 orë” dhe tani pas 12 vjetësh nuk lejoni askënd as t’ju pyese se përse nuk e mbajtët premtimin!

Kënetë është kur në programin tuaj nuk keni asnjë rresht për mjedisin, ndërsa vendi qelbet cep më cep.

Kënetë është kur talleni me fermerët, që u premtoni se do i jepni naftë pa akcizë, edhe shkoni i kërkoni sërish votën edhe pse keni 12 vjet që i gënjeni.

Kënetë është kur i keni hapur dyert “Ballkanit të hapur” dhe keni zhytur në faliment fermerin vendas.
Kenetë është kur në vendin më të varfër të Europës, me pagat më të ulëta në Europë, të krekosesh me veshje firmato ku një kostum e një rrip pantallonash ju kushton sa paga e 6 muajve të një punëtori.

Kënetë është të tallesh me popullin, ta vësh ti këndojë këngë qeverisë, në vend që ti kërkojnë llogari për çfarë nuk ka bërë për 12 vjet.
Po zonjë, nëse do të isha një nga ju do më vinte vërtet turp e do ndjehesha vërtet në kënetë. Madje do të kutërboja erë moçal.

Por unë jamë ballëlart, sepse unë po u kërkoj votën njerëzve të mirë dhe punëtorë, dhe u premtoj se do të jem përulësisht besnik i tyre dhe zëri i tyre nëse do të më besojnë të jem në kuvend.

Dhe unë, nuk do ti quaj as armiq e as çyrykë ata që nuk do më votojnë, por sërisht do ti respektoj si bashkëqytetarët e mi.

Shpërndaje