Prezantimi i programit | Berisha: Projekti i Shqipërisë Madhështore, transformues për vendin.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin qeverisës pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në një takim entuziast në Pallatin e Kongreseve. Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se në 100 ditët e para do të marrë fund varfëria ekstreme dhe garantoi ndër të tjera rritjen e pagave dhe pensioneve, vendosjen e minimumit jetik 200 euro, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Opozita prezantoi dhe programin për sipërmarrjen dhe biznesin e cila parashikon vendosjen e taksës së sheshtë 10 %, zerimin e taksave për biznesin e vogël dhe profesionet e lira, uljen e TVSH-së në 15 % dhe një sërë nismash të tjera.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan gjatë një takimi entuziast programin qeverisës pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Lideri i opozitës Sali Berisha tha se ky është një projekt për Shqipërinë e së ardhmes. Ai theksoi se brenda 100 ditëve të para do ti jepet fund varfërisë ekstreme.

Lideri i opozitës u ndal edhe te një pjesë e programit për mbështetjen e biznesit dhe iniciativës së lirë.

Berisha prezantoi edhe projektin e Shqipërisë Madhështore për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve.

Udhëheqësi i opozitës theksoi se gjatë qeverisjes së ardhshme do të dyfishohet program për shëndetësinë dhe arsimin.

Berisha tha se në vitet e qeverisjes socialiste familja shqiptare ishte nën agresionin e politikave të Xhorxh Soros dhe paraqiti projektin për mbështetjen e familjes.

Berisha thjeksoi se pas 11 majit merr fund gjuetia e shtrigave ndaj bizneseve dhe kishte një mesazh të fortë për Edi Ramën.
Lideri demokrat komentoi edhe hapjen e fushatës nga rivalët e mazhorancës dhe kreu i saj Edi Rama.

Berisha tha se pastrimi i shtëpisë do jetë hapi i parë dhe garantoi zero tolerancë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se korrupsioni do shpallet vepër e rëndë penale. Berisha tha se bandat brenda e jashtë vendit si dhe miqtë e tyre ministra do të përballen me ligjin. Në fund të fjalës së tij Berisha u bëri thirrje shqiptare që të më 11 maj të votojnë projektin për Shqipërinë madhështore.

Shpërndaje