Përgjimet e Veliajt | Enigma e madhe që quhet “Redaktori”!

Nga Klodian Tomorri

Ne serialin La Piovra eshte nje personazh misterioz, qe rri gjithmone ne erresire. Ketij nuk ja di askush emrin, por e therrasin me nofken Il Puparo, ne shqip Buratini.

Per shume seri te filmit Il Puparo nuk shfaqet asnjehere. As emrin nuk ja permendin kurre. Thjesht ai dihet qe ekziston dhe qe eshte nje njeri shume i fuqishem. Komisarit qe hetonte iu desh kohe ta zbulonte se kush ishte ky njeri enigmatik. Ai ishte bosi me i madh i mafias, qe komandonte gjithcka.

Tek pergjimet e Veliajt shfaqet nje personazh po kaq misterioz, qe ngjan shume me Buratinin. Emri i tij nuk permendet asnjehere, por te gjithe e therrasin me nofken Redaktori.

Nga pergjimet kuptohet qe Redaktori eshte nje njeri shume i fuqishem dhe qendron mbi te gjithe. Ai jep miratimin e fundit per statuset qe publikohen apo per strategjite qe duhet te ndiqen.

Madje edhe Ardit Gjebrea do te takohej me personazhin e mistershem Redaktori per te marre porosi se si duhet te veprohej.

Por kush valle eshte Redaktori?

Ne nje moment tek pergjimet qe ka publikuar CNA jepet nje detaj shume interesant. Ne daten 26 shkurt, ne oren 10 e 17, Veliaj i kerkon familjareve te vet qe te bejne gati transkriptin e nje materiali dhe t’ja cojne Redaktorit ta shohe. Sipas bisedes Redaktori ka patur mbledhje me  grupin.

Ne fakt, grupi eshte nje term relativisht i gjere. Fjalori i shqipes ka disa perkufizime per emrin grup. Ato jane si me poshte:

1. disa njerëz, kafshë a sende të mbledhur në një vend
2. tërësi sendesh, qeniesh a dukurish të bashkuara sipas një tipari të njëjtë
3. tërësi njerëzish me pikëpamje, me ide, me qëllime të përbashkëta 

Pra mund te kemi grup njerezish, grup kafshesh, grup sendesh etj etj. Por mund te kemi dhe grup parlamentar.

Dhe meqe ra fjala tek grupi parlamentar, per koicidence ne daten 26 shkurt, ne mengjes eshte mbledhur dhe grupi parlamentar i Partise Socialiste.

ishte mbledhja ku u ftua te fliste rektori i Kamzes, pas urdherarresteve qe kishte nxjerre SPAK. Ne ate mbledhje kryeministri foli ashper kunder SPAK, duke thene qe po arrestohen njerez pa gjyq, duam drejtesi europiane dhe jo ruse etj etj.

Megjithate serish mbetet enigma. Kush eshte Redaktori?

P.S. Une bera postim me shaka kur Sali Berisha deklaroi se statuset kunder prokuroreve i shkruante vet Edi Rama. Thashe ky per intriga ja fut dhe regjisoreve me te mire te Hollivudit.

Por ky s’te le as te besh shaka, edhe kur thote gjera qe ngjajne totalisht si te pabesueshme.
🤣🤣🤣

Shpërndaje