Nisja e hetimeve nga SPAK | Noka: PD është transparente.Falenderojmë atdhetarët shqiptaro- amerikan për bujarinë e pakursyer!

Sekretari i Partisë Demokratike z.Flamur Noka ka reaguar në lidhje me lajmin se SPAK ka nisur hetimet për kontratën e lobimit mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane “Continental Strategy”.

Sipas Nokës Partia Demokratike është krejtësisht transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA  sipas çdo ligji amerikan dhe shqiptar!”

Gjithashtu, z.Noka ngre dyshime se përse po vjen ky reagim kaq i menjëhershëm. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt jo pa të drejtë, pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!”

Statusi i plotë:

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë, teksa kartelet e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston.

Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt jo pa të drejtë, pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është krejtësisht transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA  sipas çdo ligji amerikan dhe shqiptar!

Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falenderojë atdhetarët e bashkësisë shqiptaro- amerikane për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer që kanë dhënë dhe japin për çmontimin e narkoregjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike falë diasporës është më e fortë se kurrë. Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe ajo i bën thirrje të gjithë demokratëve të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate, për të realizuar qëllimin tonë final, që është #Shqipëria Madhështore!

Shpërndaje