Mungesa e investimeve në infrastrukturë | Këlliçi: Qytetarët përballen me ferrin urban!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në një status në rrjetet sociale, ka denoncuar trafikun e një prej nënkalimeve në Tiranë.

Këlliçi shkruan se Shqipëria meriton standarde europiane dhe ka bërë sërish thirrje për të votuar PD-në më 11 maj.

Statusi i plotë:

Nënkalimi tek Citypark, nje tmerr i vërtetë për makinat!!!

Ndërsa investimet faraonike të Ramës dhe Ballukut shkojnë për miqtë e tyre me 24 milionë euro kilometrin, qytetarët janë të detyruar të përballen me ferrin urban dhe kostot e shtuara të një infrastrukture të degraduar.

Shqipëria, një vend europian gjeografikisht dhe kulturalisht, nuk meriton të trajtohet me arrogancë nga një despot dhe klika e tij.

Shqipëria meriton rrugë europiane, spitale europiane, shkolla europiane.

Me 11 maj, voto PD, voto ndryshimin!

Shpërndaje