Nga Cim Peka
Nga fundi i luftes, kujton nje ish ushtarak nazist, e kishim te veshtire te dallonim se kunder kujt po luftonim. Pastaj filluam te perdornim nje taktike. Kur ishim ne llogore, gjuanim kunder llogores se armikut me automatik. Nese na kunderpergjigjeshin me atomatik, e kuptonim qe ishin franceze. Nese na kunderpergjigjeshin me mitraloz, ishin britanike. Por nese pas bresherive tona pasonte heshtje nga ana perballe, aty e kuptonim se na priste ferri. Sepse, kur kishim amerikanet perballe, pas bresherive tona kishte 5 minuta heshtje. Por pas 5 minutash mbi kokat tona vershonin avione bombardues, cilet rrafshonin gjithcka dhe shfarosnin cdo gje qe merrte fryme.
Kjo histori me eshte kujtuar keto dite tek shoh Edi Ramen, i cili nga kendi i mallkimit, me sy te shtremeruar, shkumezon nga dhembet e tij te prishur jo vetem kunder Sali Berishes por dhe ‘amerikonit’ te tij.
Ne karrieren e vete politike, Rama eshte dalluar per dy gjera krejt te kunderta me njera tjetren: nje talent ne perfeksion persa i perket propagandes dhe mesazhit, dhe nje disaster ne qeverisje. Porse, keto dy muajt e fundit ai e ka humbur shkelqimin e dikurshem, pasi pikerisht ne piken e tij me te forte ka rreshqituar aq shume sa nuk njihet me.
Eshte e kuptueshme se halli ku eshte dhe sikleti qe e ka zene ja kane prishur qetesine dhe mjergulluar brilancen, por pavaresisht kesaj nuk e kam pritur qe te beje gabime te tmerreshme se paku ne dy pika. Se pari, perballjen politike me drejtuesin republican te fushates se PD Chris LaCivita e ka kthyer ne ceshtje personale me te, dhe se dyti me mbi-perdorimin e non-grates se Sali Berishes e cila po i kthehet ne bumerang.
I keq mesuar me parate dhe mbeshtetjen e George Soros, te birit dhe gjithe networkun e tij global, duket se tani pa ata dhe mbeshtjetjen e tyre, Rama nuk eshte asgje.
Eshte ai zgurdullac qe shihni cdo mengjes ku fjalori politik i tij jane disa fraza bajate, kopje e keqe e batutave te filmave te periudhes komuniste. Batuta tip ‘naçush’ te femijeve te bllokut te fundviteve ’80. Fyerjet e tij ndaj Chris LaCivita me terma ‘bulldog’, apo ‘Latif’ nuk jane garipllek, por trapllek i nje te shfazuari nga frika e bombarduesit amerikan. Nuk eshte vetem LaCivita qe e ka tmerruar Edi Ramen, por ‘Ajo’ dhe ‘Ata’ qe qendrojne prapa tij.
Ajo, ne kuptimin e projektit politik te cilen e perfaqeson LaCivita, duke filluar me cmontimin e rrjetit te Soros jo vetem ne SHBA por kudo neper bote duke nisur me Shqiperine; goditjen e zarave te tij; lufta kunder karteleve te droges, sidomos kunder kartelit Sinaloa; si dhe indentifikimi dhe shpagimi ndaj miqve te Charles McGoningal, armik personal i Presidentit Trump.
Pervec ketij projekti politik jane edhe ‘Ata”, te angazhuarit per ta zbatuar ate. Argumenti i Rames se LaCivita ka ardhur si turist per ‘ca dollare me shume’ mund t’i ndihmoje qe t’ia zbuse friken Belindes apo t’ja perkedhele sedren Elises, por nuk ja zgjidh hallin Rames.
Hallin e tij nuk po ja zgjidhin miliardat, me te cilat nuk po can dot. Parate e Sali Berishes jane asgje para tyre. Chris LaCivita nuk eshte thjeshte nje ish-strateg i fushates se Donald Trump, por bashke-drejtues i fushates se tij bashke me Susie Wiles. Pas fitores, njeren e mori shefe te kabinetit te tij, duke e vendosur ne krye te administrates, ndersa LaCiviten e emeroi Kryetar te Komitetit Kombetar Republikan, duke ja lene ne dore partine. Ai mund te mos jete ne Tirane zyrtarisht ne emer te Presidentit, por ama ai eshte edhe si kryetar I partise republikane te Presidentit. Por e keqja e Rames nuk fillon as nuk mbaron me te. LaCivita nuk eshte vetem.
Ne kompanine e tij, te kontraktuar prej Partise Demokratike eshte edhe Reince Priebus, ish-Kryetar i Komitetit Kombetar Republikan; ish-shef i kabinetit te Presidentit Trump gjate fitit te pare te mandatit te pare, dhe ish-Kryetar i Konventes Kombetare Republikane ne vitin 2024, Konvente nga e cila Donald Trump u zgjodh si kandidati republican per president. Pervec tij eshte edhe Paul Manafort. Eshte ai qe rri krah Berishes dhe LaCivita por qe nuk flet. Paul Manafort eshte drejtuesi i fushates fituese te Trump ne vitin 2016.
Para pak ditesh, ne nje editorial te Rames nen emrin e Mero Bazes, Manafort akuzohej si njeriu i ruseve ne ekipin e Trump dhe tani ne ekipin e Berishes. Rama e di qe ceshtja e ashtequajtur e ‘ndikimit rus ne zgjedhjet e vitit 2016’ eshte nen hetim nga administrate aktuale. Po ashtu e di se personi qe hapi ate ceshtje ne korrikun e vitit 2016 eshte pikerisht Charles McGonigal.
Te sulmosh Manafort ne vitin 2025 si njeriun e rusve te Trump ne Tirane, vetem nje mendje e coroditur si e Rames mund ta beje. Keta emra, dhe emra te tjere bashkepunetore te tyre, jane ata individe qe i drejtuan jo nje por tre fushata elektorale te Trump. Pra jane drejtuesit e fushates se vitit 2016, 2020 dhe 2024 te Donald Trump qe kane ardhur ne Tirane dhe po i bejne fushaten Sali Berishes. Te mendosh se tre shtabe elektorale te Trump vijne ne Tirane per kacidhet e Sali Berishes duhet te jeshe ose ne hall te madh sic eshte Rama ose idiot qe i beson atij.
Dhe keta jane vetem pjesa qe duket.
Gabimi i dyte i Rames eshte rendimi i dores me keqperdorimin e ceshtjes se non-grates. Pashe qe ‘hjeksi’ i Rames ne media ishte bere keq me nje status timin ne FB ku pershendesja heqjen e non-grates se keshilltarit te Kryeministrit hungarez, dhe paralajmeroja zhvillime edhe ne rastin e Shqiperise.
‘Hjeksi’ rrekej te argumentonte se non-grata e keshilltarit te Orban nuk ishte e njejte me non-graten e Sali Berishes dhe se Berisha kishte nje ceshtje te hapur penale per korrupsion.
E para, ceshtja penale ndaj Berishes eshte hapur nga Edi Rama dhe Taulant Balla ne tetor te vitit 2023 ndesa non-grata eshte shpallur ne maj te vitit 2021.
E dyta, ajo ceshtje i ka bere nder Sali Berishes pasi hetimi pasuror 35-vjecar ndaj tij jo vetem qe e nxori te paster por e pastroi edhe nga akuzat e nritura qe kur ju fut politikes.
E treta, non-grata e Sali Berishes ndryshon ndaj non-grates se keshilltarit te Orban, pasi ne rastin e Sali Berishes kemi te bejme me nje vendim individual te Sekretarit te Shtetit per moslejimin e Sali Berishes te udhetoje ne SHBA, pra ceshtje vize, dhe jo sanksione nga Departamenti i Thesarit, ndersa ne rastin e keshilltarit te Orban, kishim te benim me sanksionimin e tij nga Departamenti i Thesarit.
Nje njeri qe cdo marredhenie personale dhe politike ne jeten e tij e ka krijuar permes parase dhe shit-blerjes nuk mund te kuptoje se ka marredhenie pertej tyre. Kontributi i LaCivita dhe te tjereve nuk peshohet me para. Ajo peshohet me mirenjohjen e shqiptareve dhe detyrimeve ndaj Shteteve te Bashkuara.
Ndaj, ne mbyllje nje sugjerim kam per Ramen: ben mire te qethesh mjekren dhe ta krehesh bukur, te zbardhosh dhembet se ditet dhe javet ne vijim do te shkumosh shume me shume.