Hapja e fushatës | LaCivita në sulm: Kush është bufi dhe kush është miu?!

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

“Kush është bufi dhe kush është miu” -shkruan LaCivita me ironi.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete. Ai madje edhe në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

Shpërndaje