Hakerimi dhe nxjerrja e materialeve të SPAK do të duhej të prodhonte masa sigurimi.

Nga Besart Logu

Referuar asaj çfarë deklaroi mbrëmë në Opinion gazetari Elvi Fundo, hakerat i bie të kenë shpërndarë materiale të rëndësishme hetimore. Konkretisht, një nga aktet që ai citoi ishte “Informacion mbi ecurinë e hetimeve”.

Për ato që nuk e dinë, ky është nje material që përgatitet nga OPGJ ku i bëhet me dije prokurorit të çështjes se çfarë veprimesh hetimore janë realizuar deri në atë moment. Praktikisht, e gjithë dosja hetimore.

Kështu, dalja e fashikullit jashtë zyrave të organit procedues, bën që provat dhe dëshmitarët të jenë ekspozuar ndaj faktorëve të mundshëm që ndikojnë në prishjen apo pamundësimin e marrjes tyre. Që do të thotë, prokurori i çështjes (i dosjes së ish ministrit) do të duhej të merrte masa për parandalimin e ndonjë mundësie të tillë çka do të prodhonte masa të sigurimit personal.

Fakti që nga data 12 mars (dita e hakerimit) e deri më sot nuk kemi ende një të tillë, jemi para disa varianteve:

▪︎ Dosja nuk përmban materiale me vlerë.
▪︎ Është nxjerrë për ti përcjellë personit nën hetim mesazhin “merr masa dhe ik”.
▪︎ Është nxitur dalja e dosjes në publik në mënyrë që të stimulohet një masë sigurimi “arrest me burg”, masë e cila do të duhej prerë me kohë por trysnia politike e tipit “mos më prish punë gjatë fushatës” e ka penguar.

Nëse nuk kemi një masë sigurimi këto ditë, pra për atë ish ministrin, jemi në dy opsionet e para ku ajo e dyta është shumë e rëndë të ketë ndodhur.

Shpërndaje