Fushata zgjedhore, Qarku Tiranë | Vokshi takime në Paskuqan: Fitorja e PD e pashmangshme!

Drejtuesja politike për qarkun Tiranë, njëkohësisht kreu i LDG, deputetja Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me demokratë të zonës së Paskuqanit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z.Flamur Noka sëbashku me kandidatët Asllan Dogjani, Salvador Kaçaj, Arjan Hoxha dhe Petrit Doda.

Zj.Vokshi prezantoi programin e Partisë Demokratike duke u fokusuar tek ai i rimëkëmbjes ekonomike që parashikon uljen e taksave dhe tatimeve ndaj biznesve dhe familjarëve, rritja e pagës minimale si dhe mbështetja për të rinjtë.

Nga takimi me banorët e Paskuqanit zj.Vokshi është ndarë optimiste. “Entuziazmi dhe angazhimi i tyre tregojnë se fitorja e Partisë Demokratike më 11 maj është e pashmangshme”, shprehet ajo.

Postimi i plotë:
🔵 Me demokratët e Grupseksioneve 1, 2, 3 dhe 4, Gati për fitoren e 11 majit!

📍 Në zemër të Kamzës dhe Paskuqanit, takuam demokratët e Grupseksioneve 1, 2, 3 dhe 4, të vendosur për të sjellë ndryshimin. Entuziazmi dhe angazhimi i tyre tregojnë se fitorja e Partisë Demokratike më 11 maj është e pashmangshme!

✅ Programi ynë është i qartë:
✔️ Ulja e taksave për bizneset dhe qytetarët
✔️ Rritja e pagës minimale për të gjithë punonjësit
✔️ Mbështetje për të rinjtë dhe familjet shqiptare

🗳️ 11 maji është dita e ndryshimit! Çdo votë për PD është një hap drejt një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar!

✌️ Bashkë për fitoren! Bashkë për Shqipërinë madhështore! 🇦🇱

#Voto1 ✅ #ShqipëriaMadhështore 🇦🇱 #PD #Fitorja11Maj

Shpërndaje