Fushata zgjedhore, Qarku Tiranë | Vokshi nga Paskuqani: Zëri i ndryshimit po dëgjohet fort!

Pas ceremonisë të çeljes së fushatës zgjedhore dhe prezantimit të programit qeverisës, Partia Demokratike ka vazhduar me zbatimin e kalendarit të takimeve elektorale.

Drejtuesja politike në qarkun Tiranë, Kreu i LDG, deputetja zj. Albana Vokshi, sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm z.Flamur Noka, morën pjesë në një takim në Paskuqan me banorë të komunitetit të Kalasë së Dodës organizuar nga kandidati i qarkut Tiranë, mjeku i mirënjohur z.Petrit Gjorgji.

Postimi i plotë:

🔵 Në Paskuqan me komunitetin e Kalasë së Dodës – Zëri i ndryshimit po dëgjohet fort!

📍 Një takim i ngrohtë dhe plot energji me komunitetin e Kalasë së Dodës në Paskuqan, organizuar nga kandidati i ekipit fitues, mjeku i mirënjohur Petrit Gjorgji.

✅ Banorët treguan besim dhe përkushtim për të qenë pjesë aktive e ndryshimit që po afron. Vlerësimi për kontributin dhe profesionalizmin e Petritit, si dhe angazhimi për një përfaqësim dinjitoz, ishin mesazhi i qartë i këtij takimi.

🗳️ Më 11 maj, bashkë me Petrit Gjorgjin dhe Partinë Demokratike, Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria votojnë për një të ardhme më të mirë!

#Voto1 ✅ #ShqipëriaMadhështore 🇦🇱 #PD #Fitorja11Maj #PetritGjorgji #PaskuqaniNdryshon

Shpërndaje