Fushata zgjedhore, Qarku Tiranë | Berisha dhe Këlliçi prezantojnë programin tek Njësia 9.

Kreu i Partisë Demokratike z.Sali Berisha mori pjesë në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.9 Tiranë. Ky takim u realizua nga strukturat vendore ku pjesë ishin edhe drejtuesi politik z.Belind Këlliçi si dhe kandidatet zj.Edith Harxhi dhe zj.Dhurata Çupi.

Z.Berisha, ndër të tjera, prezantoi programin e Partisë Demokratike ku theksoi përgjegjësinë që ajo merr të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë.

Statusi i plotë:
Një takim frymëzues me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ku kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, u parashtroi qytetarëve piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:

1 – Rishpërndarje e drejtë – Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë. Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.

2 – Marrëdhënie e ndershme me pronarët.
Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.

Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.

Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme✌️🇦🇱

Shpërndaje