Kandidati për qarkun Tiranë z.Akil Kraja e ka shtrirë fushatën e tij në takimet e drejtpërdrejta ku njeh problematikat e banorëve dhe shpjegon shkurt e në mënyrë të koncentruar programin e Partisë Demokratike.
Gjatë bisedave me banorë dhe biznese të zonës së Vasil Shantos u konstatua një shqetësim i përbashkët: çmimet janë më të shtrenjta se në europë ndërsa pagat më të ulëta.

Z.Kraja gjatë takimeve ka shpalosur programin e Partisë Demokratike ku çdo qytetar do të ndihet dinjitoz në vendin e tij. Paga minimale 500€ dhe ajo mesatare 1200€ janë vetëm një aspekt i Shqipërisë Madhështore.
Gjithashtu, z.Kraja përsëriti angazhimin e tij personal se “Zyra ime si deputet do të jetë në lagje, pranë jush, për çdo problematike që do të keni si qytetarë”. Premtim ky në dukje pa ndonjë impakt direkt tek votuesit por që në thelb është një mundësi kontakti direkt jo vetëm me përfaqësuesin e tyre por dhe një derë ku troket dhe gjenë zgjidhjen ligjore e institucionale të problematikave që mund të kenë.

Postimi i plotë:
Me banorët dhe bizneset e Vasil Shantos të gjithë qytetarët ndanin një shqetësim të përbashkët:
🛒 Çmimet janë më të shtrenjta se në Itali,por pagat më të ulëta!
Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme!

Prandaj me Partinë Demokratike dhe programin e saj:
💶 Rroga minimale 500€
💶Rroga mesatare 1200€
Të gjitha sigurimet do të deklarohen në shtet
0️⃣ taksa për biznesin e vogël
⚡ Energjia vetëm 6 lekë/kWh
⛽ Nafta si në vendet e rajonit
Garoj për herë të parë dhe jap vetëm një premtim personal :
Zyra ime si deputet do të jetë në lagje, pranë jush, për çdo problematike që do të keni si qytetarë.
🗳️Voto 1 Partia Demokratike!
✅Voto Akil Kraja!
#AkilKraja #11Maj #pd #ShqipëriaMadhështore