Fushata zgjedhore, Qarku Lezhë | Gjoni në takime me qytetarë: Lexohet qartë dëshira për ndryshim!

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë z.Gjin Gjoni ka zhvilluar takime me tregtarë, biznese dhe qytetarë të Lezhës.

Kontakti direkt me votuesin është mënyra më efikase për t’u njohur me problematikat dhe shpjeguar alternativën e PD-ASHM. Nga takimet e realizuara konstatohen qartë shqetësimet që kanë qytetarët në përditshmërinë e tyre. “Në çdo bisedë ndjeva shqetësimin e thellë për situatën e rëndë ekonomike, mungesën e fuqisë blerëse dhe braktisjen e plotë nga pushteti aktual.” shprehet z.Gjoni.

Alternativa opozitare është ajo që bën Shqipërinë madhështore sepse në qendër të saj ka qytetarin. Programi i Partisë Demokratike ofron zgjidhje konkrete për shumë nga problemet që prekin çdo familje dhe çdo biznes sot.” shton më tej z.Gjoni.

Statusi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takoj tregtarë, biznese dhe qytetarë të mrekullueshëm  të Lezhës. Në çdo bisedë ndjeva shqetësimin e thellë për situatën e rëndë ekonomike, mungesën e fuqisë blerëse dhe braktisjen e plotë nga pushteti aktual.

Në sytë e tyre lexohej qartë shpresa dhe dëshira për ndryshim. Më 11 maj, Lezha dhe gjithë Shqipëria kanë një mundësi reale për të hapur një faqe të re.

Programi i Partisë Demokratike ofron zgjidhje konkrete për shumë nga problemet që prekin çdo familje dhe çdo biznes sot.

Me mbështetjen tuaj, do të rikthejmë shpresën dhe dinjitetin në çdo cep të qytetit dhe qarkut tonë!

#ezgjidhgjini #lezhakrenare #partiademokratike #11maj.#GG#

Shpërndaje