Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun Kukës, z.Isuf Çelaj, zhvilloi takimin e rradhës në lagjen Dardania të qytetit Bajram Curri.
Edhe pse nën trysninë e pushtetit, prezenca e qytetarëve ishte masive. Qytetarët e Bajram Currit treguan se nuk intimidohen nga segmentet që kanë marrë peng shtetin.

Në këtë takim u sollën shqetësime të shumta si mungesa e shërbimeve bazë, zhvendosja e kadastrës, gjykatës dhe shumë institucioneve të tjera, kanë sjellë kosto shtesë dhe sorollatje të pafundme për banorët.
Pas njohjes me problemet e zonës, z.Çelaj shpalosi programin e Partisë Demokratike i cili e bën më të lehtë përditshmërinë e qytetarëve. “Më 11 Maj, kjo sorollatje merr fund! Koha për ndryshim ka ardhur!” është thirrja që bën z.Çelaj për këdo që do ndryshimin.

Postimi i plotë:
Lagjja Dardania, qyteti i Bajram Currit foli qartë!
Qytetarët, pavarësisht presionit dhe intimidimeve nga pushteti i Rilindjes, nuk u ndalën në mbështetjen për Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha.
‼️ Shqetësimet janë të shumta: mungesa e shërbimeve bazë, zhvendosja e kadastrës, gjykatës dhe shumë institucioneve të tjera, kanë sjellë kosto shtesë dhe sorollatje të pafundme për banorët.
Motoja e zyrtarëve të Rilindjes “Aplikoni online” është kthyer në tallje me qytetarët — aplikime me kosto financiare, për të marrë si përgjigje: “Nuk ka sistem.”

Qytetarët kanë mbetur stacioneve të autobusve Bajram Curri Kukës Tiranë. Të sëmurët, për një thjesht rekomandim tek specialisti, duhet të shkojnë disa herë në Kukës.
✅️ Më 11 Maj, kjo sorollatje merr fund!
Koha për ndryshim ka ardhur!
Voto: Aleanca Për Shqipërinë Madhështore 1️⃣
Voto: Isuf Çelaj ✅️