Eksperti nxjerr bllof sondazhin: Kur e sajon sondazhin, sajon edhe rezultatin!

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e radhës zgjedhore , sipas së cilës Edi Rama, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj janë renditur si politikanët që pëlqehen më shumë 1 muaj përpara zgjedhjeve në Shqipëri. 

Kjo renditje ka nxitur reagimin e ekspertit të rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini, i cili përmes një postimi e cilëson sondazhin absurd dhe ofendim për publikun. 
Ai ka renditur argumentet se si matja s’është reale, por grafiku është vetëm propagandë. 

Statusi i plotë:

“Ky s’është sondazh, ky është një Excel me ngjyra!

Të pretendosh se po mat “pëlqyeshmërinë” e politikanëve shqiptarë dhe të publikosh këtë nivel absurditeti, është ofendim për inteligjencën e publikut.

E ftojmë publikisht Barometrin dhe Euronews Albania të tregojnë:

• Si është bërë matja?
• Cili është kampioni?
• Si e matet “nuk e di” në të njëjtën pyetje ku ofrohen opsione të njohura?
• Dhe mbi të gjitha: Ku është transparenca për sistemin që përdorni?!

Sepse shifrat nuk kanë sens as logjik as matematikor:
• Politikanë që s’i njeh askush dalin me % të lartë negativiteti?!
• Të njëjtit emra kanë % që “nuk e njohin” por janë ndër më të “pëlqyerit”?
Për njërin nga ta, 22% e të anketuarve kanë mendim negativ

Nëse kampioni ka qenë 3000 veta, atëherë 660 persona kanë dhënë opinion negativ

Por prit pak…

Si mund të kesh mendim negativ për dikë që nuk e njeh?!

Që të japësh mendim — pozitiv apo negativ — duhet ta njohësh më parë personin.

Nëse 660 veta kanë mendim për dikë që publiku s’e njeh fare, atëherë:
O është ngatërruar fokus grupi,
O është ngatërruar gjithë sondazhi.

Kur matja s’është reale, grafiku është vetëm propagandë!

Në rrjete sociale, reagimet janë krejt ndryshe: njerëzit nuk e pranojnë më këtë model të matjes së opinionit si “shkencor”. Dhe me të drejtë: kur e sajon sondazhin, e sajon dhe rezultatin.

Mjaft më me pseudo-sondazhe. Matjet s’bëhen me Excel dhe ngjyra, por me metodologji shkencore, transparente dhe të pavarur”, shkruan eksperti Gjeladini. 

Shpërndaje