11 Maji | Doris Pack e shqetësuar nga deklaratat e Edi Ramës, i kërkon BE-së të reagojë.

Presidentja e EPP Women dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, ka reaguar e shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Doris Pack ka shpërndarë në rrjetin X një video të Ramës i cili u drejtohet qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia më 11 Maj nëse nuk ia japin votën PS-së.

Pack i bën thirrje BE-së të reagojë për komentet shqetësuese të kryeministrit shqiptar pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese publike: “Nëse nuk më votoni, mos dilni fare nga shtëpia. Ndonjë reagim i BE-së?”– shkruan Doris Pack.

Shpërndaje